Blerim Sinani
Blerim Sinani (1968) u lind në Kumanovë nga prindër që tërë jetën e tyre ia përkushtuan arsimit dhe edukimit të gjeneratave nga rajoni i Shkupit. Shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin për sigurim – Dega Kriminalistikë, i ka mbaruar në Shkup. Kohë pas kohë, ka botuar edhe vështrime, analiza politike etj. Në mediat e shkruara shqiptare në Maqedoni.
Është autor i romaneve për fëmije "Dielli Hena dhe Bora" botuar nga shtëpia botuese -Shkupi v. 2009 si dhe romani i radhës "Gurishtja e dragoit te vogël" botuar poashtu nga -Shkupi v. 2011. Libri i tij me i ri „Feniksi i madh dhe tre shoket“- tregim per femije i botuar 2020 Shkup eshte kulminacioni i tij krijues nje dekade.
Romanet e Blerim Sinani-t ndodhen në shume biblioteka universitare si ajo e "Shën Cirilit dhe Metodit" si dhe biblioteka tjera te qytetit te Shkupit. Poashtu libraria e njohur" shtëpia e librit"-Tirane disponon me romanet e tij në sasi te pakufizuara. Blerim Sinani është edhe mysafir i rregullt i direktoriumit shqiptare letrar "Zemra shqiptare" ku me dëshirën e tij ka lere hapësire që lexuesit e rinj-fëmijët te lexojnë fragmente nga romanet e tij. Poashtu Blerim Sinani është anëtare i lidhjes se shkrimtareve shqiptare te r. Maqedonise dhe mban titullin e magjistrit te shkencave politike dhe diplomacion.
Një periudhe te gjate kohore që nga 93 e deri me tani ka punuar në institucione te specializuara për siguri ku me sakrifice ka mbrojtur dinjitetin dhe lavdine e popullit me te vjeter ne Europe- shqiptaret. Ne modestine e tij dhe i larguar me dhune ne 2005 nga organet e lartpermendura jeton dhe vepron i lumtur prane femijeve te tij ne Shkup,