Bloza e bimëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bloza (ustilago) është sëmundje e bimëve që shkaktohet nga disa kërpudha. Këto prekin sidomos drithërat, kryesisht lulesat, të cilat shndërrohen në një pluhur me ngjyrë të zezë, që përbëhet nga klamidiosporet e kërpudhës. Më të njohura janë bloza e grurit (ustilago tritici), e misrit (ustilago zeae maydis), e tërshërës (ustilago avenae) etj. Dimërojnë zakonisht me micel në embrionin e farës dhe zhvillohen së bashku me bimën. Shenjat e sëmundjes shfaqen qartë në lulesat e bimëve të prekura. Luftohen me disa fungicide ose me dezinfektim termik të farës.