Jump to content

Boixos nois

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Boixos Nois apo në gjuhën shqipe, Djelmoshat e Çmendur, janë grup ultras përkrahës të FC Barcelonës, me qendrën e tyre kryesore në Kataluni. Janë themeluar më 7 korrik të vitit 1981 nga majtakët nacionalistë të Katalunisë, kurse më vonë këtij grupi ju bashkuan dhe shumë persona tjerë. Për disa vite me rradhë, Boixos Nois ishin shumë të afërt dhe grupi numër një i tifozëve të Barcelonës, derisa në krye të klubit erdhi në vitin 2003 Joan Laporta i cili i përjashtoj ata nga stadium duke mos i lejuar qe t’i shihnin ndeshjet e Barçës.

Ata njihen në Spanjë për sjellje jashtëzakonisht të dhunshme dhe për konflikte të vazhdueshme me autoritetet. Ka dhe nga antarët e tyra që janë të dënuar për vrasje, kërcënim për vrasje, posedim illegal të armëve të ndryshme etj. Të themeluar në vitin 1981, Boixos është penya, një grup katalan i përzier nga biznesmen të fuqishëm dhe në anën tjetër njerëz të thjesht. Boixos Nois filloj si një grup prej jo më shumë se 50 personash, të cilët identifikoheshin fuqishëm me parullat pro pavarësisë së [B]kombit Katalanas[/B]. Ata vazhdimisht kërkonin njohjen e presidentit Josep Núñez të cilin ata e shihnin si autoritar. Në vitet e ardhshem, Boixos Nois ju shtuan dhe seperatistët e anës së djathtë]. Ishte pikërisht kjo lëvizje që ndryshoj filozofinë e Boixosit nga social-liberal në fashizëm, duke shkaktuar përçarje brenda grupit. Duke shikuar grupet tjera ultrase në Europë, Boixos Nois filloj që të bëheshin të dhunshëm, duke shaktuar problem në masa të mëdha saqë u arrestuan shumë antarë të tyre.

Grupi filloj që të rritej me të madhe, dhe në këtë rritje të madhe ndikoj vetë klubi i Barcelonës, ngase popullariteti i tyre po fillonte që t’i mbërrinte majat. Klubi asokohe shpërndante bileta falas për antarët e grupit, poashtu transporti ishte falas, dhe poashtu kishin magazina të vetat brenda Nou Camp-it ku mund t’i ruanin gjërat e tyre prej tifozësh.

Pas katastrofës së Hejselit në vitin 1985, ku si pasoj e kryengritjeve huligane humbën jetën 35 persona, Boixos Nois shpalosën në Nou Camp një banderolë të madhe ku shkruante “Gracias Liverpool!" (Faleminderit Liverpool!) dhe zëvëndësuam flamurin tradicional të Katalunisë me svatiska (flamur i ngjashëm me atë të Hitlerit). Pas këtij gjesti, presidenti asokohe i klubit, Núñez reagoj duke i lënë ulëset tretësore për antarët e Boixos-it. Pas kësaj, reaguan dhe antarët e Boixos Nois, duke i kërkuar falje presidentit të klubit, dhe pas kërkim faljes, presidenti i ktheu ata në vendin e tyre, prapa golës në jug.

Se sa të dhunshëm ishin Boixos Nois dëshmojnë dhe disa nga faktet më poshtë: Me 22 gusht të vitit 1991 një nga antarët e grupit (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) pati vrarë Frederic Rouquieran, një tifoz i Real Madridit, dhe për këtë vepër ai u dënua me 26 vite burg. Poashtu, [B]Boixos Nois ishin dhe kundër grupeve gay dhe transvesit[/B]. Në vitin 1991 ata rrahën dhe arritën që t’i përçanin shumë nga këto grupe.

Pas këtyre ngjarjeve, nga qeveria spanjolle u morën disa veprime në drejtim të grupit ultras, Boixos Nois. Mbreti i Spanjës asokohe krijoj “Komitetin ndërkombëtar kundër dhunës në sport”, që si detyrë kryesore kishte kontrollimin e këtyre grupeve ultras brenda vendit. Pasi që panë se nuk po bënin asgjë dhe me “zgjidhjen” e fundit, kërkuan ndihmë nga [B]UEFA[/B], që në vitin 1993 bëri ca reforma duke i kërcënuar klubet se do sanksionoheshin nëse nuk do merrnin masa ndaj këtyre grupeve ultras. Asokohe situate u qetësua, por jo për shumë kohë.

Siç e thamë dhe më lartë, e dimë që ish-presidenti i Barcës, Joan Laporta nuk i kishte mardhëniet aspak të mira me këtë grup ultras. Ai formoj një organizatë të veten që e quajti L’Elephant Blau, duke bërë propaganda që presidenti Núñez ishte iniciator që Boixos-i po shkaktonte aso lloj trazirash dhe duke e treguar të vërtetën që presidenti Núñez ju kishte dhënë të drejta Boixos Nois-it që të ndërhynte dhe në punët brenda stadiumit. Pasi që Núñez la detyrën e shefit të Barcës në vitin 2000, deri në atë kohë zëvëndëspresidenti Gaspart pranoj publikisht admirimin që kishte për grupin ultras Boixos Nois, dhe tha që do bëhej një nga ata sapo që të shpallej president i klubit. Ishte pikërisht ky koment që bëri që ultrasit Boixos të njiheshin ndryshe dhe si “djelmoshat e presidentit.”

Po atë vit, ndodhi dhe transferimi i papritur i Luis Figos nga Barca tek Real Madridi. Kur Figo u ri-kthye në Nou Camp në nëntor të vitit 2002, Boixos Nois gjithë lojën fërshëllyen atë, duke u munduar ta godisnin me gjësende kurdo që ai prekte topin apo ishte afër ti. Gjesti që do t’a frikësonte dhe vetë Figo do ndodhte kur ai do shkonte që të godiste një goditje këndi, kur disa nga antarët e Boixos Nois i hodhën kokën e derrit para këmbëve të tij. Ajo ndeshje u suspendua për 13 minuta nga gjyqtari kryesor i takimit, dhe duke larguar lojtarët nga fusha për sigurinë e tyre. Ndeshja përfundoj me rezultatin e bardhë, 0-0.

Përveç rivalitetit të vazhdueshëm me Realin e Madridit, siç e dimë Barca ka rivalitet dhe me Espanyolin, ekipin lokal. Para një ndeshje me Espanyolin, disa nga antarët e Boixos Nois morën një papagall duke e ngjyrosur me ngjyrat kaltër e bardhë (ngjyrat e ekipit të Espanyolit) dhe i vunë flakën. Përveç kësaj, Boixos Nois njihen dhe si grup anti-çifut, ngase kishin shumë parulla dhe thirrje gjatë ndeshjeve të Barcës “Puta Judios”. Në vitin 2003, Laporta fitoj zgjedhjet, dhe detyra e parë që bëri si president i klubit ishte përjashtimi i Boixos Nois nga të gjitha aktivitetet dhe lidhjet me klubin e Barcës.

Pas përjashtimit, Boixos reaguan duke ngjyrosur murin e shtëpisë së presidentit Laporta me kërcënime për vdekje, dhe në shkurt të vitit 2004 dy antarë të Boixos-it sulmuan Laportan, posa kishte dalur nga shtëpia e ti Aq shumë ishin rritur tensionet në mes Laportës dhe Boixos Nois, saqë në mars të po atij viti u zbulua një incizim nga një roje e sigurisë në Nou Camp, ku thoshte që “ai që do i gjente Laportës një vend-strehim të sigurt, do të paguhej me shuma të mëdha.”

Edhe pse formalisht të përjashtuar, ata ende shkojnë që ta përkrahin ekipin e zemrës së tyre, por tashmë me numër shumë më të pakët se sa ishin në fillim.