Bojan Vrucina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bojan Vrucina, sulmuesi kroat që tani luan për KF Shkëndija hapat e parë në futboll i ka bërë në Varteks dhe Podravina Ludbreg, ndrësa karierën profesionale e ka filluar në Slaven Belupo në vitet 2003/2004. Me Slaven Belupo ka debutuar 32 ndeshje të kampionatit kroat dhe ka shënuar 11 gola.Përveç kësaj është ka debutuar edhe në ndeshjet kualifikuese të UEFA Cup, dhe ka shënuar 3 gola për Slaven Belupo. Në pjesën e dytë të sezonit 2007/2008 ai kaloi në Bundesligën Gjermane tek MSV Duisburg.Pas një kohe kthehet përsëri në Slaven Belupo ku tregon lojë shumë të mirë dhe për disa sezone mbete golashënuesi më i mirë i ekipit.

Në vitin 2010 nënshkruan me Hapoel Tel Aviv dhe bëhet pjesë e fitores historike të Kupës së Israelit.Në gusht të viti 2010 nënshkruan me skuadrën e Super Ligës greke, Panserraikos F.C, ku pas 3 ndeshjeve lëndohet dhe detyrohet që 5 muaj të jetë larg fushave të blerta.Pas kësaj arrinë që përsëri të kthehet në Slaven Belupo . Vrucina është paraqitur edhe me grupmoshat U21 të reprezentacionit kroat, ndërkohë në vitin 2009 grumbullohet nga seleksionuesi i ekipi të seniorëve të Kroacisë për FIFA World Cup 2010.