Bootstrap

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bootstrap është një framework front-end HTML, CSS dhe JavaScript i cili përdoret për zhvillimin e aplikacioneve dhe websiteve responsive. Me njohuri bazë në HTML dhe CSS, mund të krijoni forma, tabela, butona, typografi, navigime, modale, slide imazhesh dhe plugine JavaScript opsionale, duke përdorur bootstrap.

Karakteristikat Bootstrap:

Responsive —Kjo është karakteristika kryesore e këtij framework-u, që do të thotë optimizimi për të përshtatur, për desktop, tablete ose celularë. Browser-friendly—Bootstrap nuk diskriminon asnjë nga browser-at, pra është kompatibël me të gjithë browserat, si Chrome, Safari, Internet Explorer, Firefox, dhe Opera. Easy-to-use—I thjeshtë në përdorim, mjafton të keni njohuri në HTML dhe në CSS për të përdorur Bootstrap. Bootstrap bazohet në sistemin e rrjetëzimit me anë rreshtave dhe kolonave.