Jump to content

Boshnjakët

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Veshje boshnjake nga Zenicë

Boshnjakët janë një popull me origjine nga rajoni i Bosnjes qe eshte sot pjese e Bosnjes dhe Hercegovines. Ata jetojne gjithashtu edhe si grup etnik në Serbi, Kroaci, Shqiperi, Kosovë e Maqedoni e Veriut.

Sot, termi "boshnjak" (bošnjak) në gjuhë të ndryshme të botës u drejtohet kryesisht popullsisë myslimane që banon apo ka banuar më parë në territorin e sotëm të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tërësia e banorëve te B dhe H së sotme në gjuhën e B dhe H është bosanci, që në shqip do të përkthehej "bosnianë", term i cili faktikisht nuk përdoret, dhe zëvendësohet me "boshnjak".

Ardhja e boshnjakëve në Shqipëri nuk ka një datë te saktë, por daton aty rreth viteve 1878-1883 vit kur filloi dhe emigrimi i boshnjakëve. Emigrimi i boshnjakëve u be ne tre faza: 1878-1883, 1883-1890 dhe 1891-1897. Shkaqet e këtij emigracioni ishte kryesisht lufta Austro-Hungareze me Turqine.

Sipas tregimeve të të moshuarve ardhja e boshnjakëve në Durrës u bë për arsye të një avarie të anijes së tyre që ishte drejtuar për në Turqi dhe u bë i pa mundur udhetimi për në Turqi. Një gjë është e qarte qe boshnjakët gjetën një mikpritje të veçantë nga vendasit dhe zhvilluan marëdhënie të mira gjatë gjith kohës,ata u integruan në kulturat e njëri-tjetrit. Ne Shqipëri erdhën një popullsi boshnjake që banonte në një vend midis qyteteve kryesore të zonës Mostar, Çaplin, Stolac si dhe disa qytete dhe fshatra Çetinje, Pocitel, Trebinje etj.

Ndër familjet e para që erdhën ishin familjet e Sabliqëve, Guzinëve, Kadragiqëve, Sfinjarëve, Tikvinëve, Tabakoviqëve, Kllariqëve, Miceviqëve, Ramiqëve, Zuriqëve etj. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën në periferi të qytetit të Shijakut në vendin e quajtur kodrat e Koxhasit dhe të Borakes. Pjesa më e madhe e këtyre familjeve ishin familje qytetare dhe intelektuale, më vonë erdhën edhe të tjerë boshnjakë të fshatrave përreth Mostarit, Çaplinit etj. dhe u vendosën në fshatin, që u quajt Borake, që ishin kryesisht bujk, blektorë dhe fermer te zotë.

Muhaxhirët janë njerëz punëtor trima dhe te ndershëm, nuk janë të pakta rastet e kontributit të boshnjakëve ne luftë kundër armiqëve. Boshnjakët morën pjesë në luftën e Shkodrës ku ranë në fushën e betejës Sali Molla dhe Sali Zyriqi, Ali Ramiqi mori pjesë në luftën e rrushbullit, Omer Shehoviqi mori pjesë në luftën e Vlorës. Në 1939, Sulejman Hafizi ose Sulejman Kadra që drejtoi bashkë me patriotët e tjerë qëndresën kundër Italis fashiste në Shëngjin të Lezhës. Pas lufte boshnjakët u kthyen në jetën e tyre duke i shërbyer vendit me ndihmën e tyre në çdo fushë. Sot është një komunitet që ka mundur të ruaj gjuhën zakonet e tij.