Jump to content

Brave Soul

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapaku i lojës Brave Soul.

Brave Soul (Shpirti i Guximshëm) është një lojë RPG dhe Simulacjon për Microsoft Windows, e zhvilluar nga Crowdgjuhën japoneze dhe e përkthyer në anglisht nga Pech Princess. Loja mund të luhet në kompjuterat me Windows 98\2000 dhe Windows Vista (veçanëritë e lojës janë të ulta që do të thotë se nuk kërkon një Hardware të fuqishëm për t'u luajtur). Loja ka një limit moshe ndaj nuk mund të luhet nga personat nën 18 vjeç për shkak të materialit të saj erotik. Kjo lojë nuk ka famë të madhe dhe për më tepër nuk është shumë e njohur në kontinentin Evropian.

Një pjesë e shkëputur nga loja Brave Soul.

Loja është klasike për dhojin e saj RPG, por ajo që e bën të veçantë është kombinimi i bukur i RPG-ve me takimet simulative të personazhëve në lojë. Personazhi kryesor Rudi përfshihet shpejtë në një botë aventureske midis magjive, shpatave dhe përbindshave. Personazhi kryesorë rastiset në personazhë të tjerë si shëruese, hajdutë, princesha madje edhe vajzë-mace.

Gjatë lojës, përveç zhvillimit të luftëtarit (si rritja e livelit dhe përmisimi i armaturave), lojtari mund të zhvillojë një lidhje dashurie me një nga karakterët femër në skuadrën e tij, ku çdo personazh ka preferenca dhe një botëkuptim ndryshe nga të tjerët. Që lojtari të mund të bëjë një nga karakteret femër për vete ai duhet të veprojë me kujdes në lojë. Për shëmbull kjo mund të bëhet duke liruar të burgosurit nga qelitë e tyre, duke ndërmarrur misjone të rrezikshme ose duke zgjedhur opsjonet e duhura në bisedë e sipër me to. Si një simulim RPG, personazhi kryesor mund të lidhet vetëm me një personazh femër në lojë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]