Jump to content

Bregu i Bunës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bregu i Bunës është krahinë gjeografike dhe etnografike në të dy brigjet e Bunës deri në rrjedhën e Drinit të Lezhës në Lindje. Në Jug e Jugperëndim hapet në Adriatik. Është një nga dy pjesët kryesore të Nënshkodrës. Pjesa më e madhe e saj është fushë e rrafshët, e formuar nga depozitimet e lumit Drin. Krahina ka lartësi fare të vogël, por në të ngrihen edhe disa kurrize kodrinore. Bregu i Bunës përfshin gjithashtu fushën e Anamalit. Është pjesa më e ngrohtë e zonës së Nënshkodrës, meqenëse është e mbrojtur nga Lindja dhe e hapur nga Perëndimi. Krahina ka në përbërje të saj disa fshatra.