Bruno Zevi
Bruno Zevi (Romë, 1918 – 2000) u diplomua në arkitekturë në Graduate School of Design në Universitetin e Harvardit, që drejtohej nga Walter Gropius; në SHBA drejtoi "Fletoret italiane" të lëvizjes Drejtësi e Liri. U kthye në Europë më 1943 e mori pjesë në luftën antifashiste në radhët e Partisë së Aksionit. Pas lufte organizoi Shoqatën për Arkitekturë Organike (APAO) e revistën "Metron – arkitektura".
Nga 1955 drejtoi revistën mujore "Arkitektura – kronikë dhe histori" e kujdesej në "Espresso" për një rubrikë, artikujt e së cilës u mblodhën në njëzet e pesë vëllimet e Kronika të Arkitekturës. Profesor i historisë së arkitekturës në Venecia e Romë, me diplomë honoris causa të universiteteve të Buenos Airesit, të Miçiganit e Technion në Haifa, anëtar nderi i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë e Institutit Amerikan të Arkitektëve, përveç se zëvendëspresident nga themelimi më 1959 i Institutit Kombëtar të Arkitekturës, Akademik i Institutit Internacional të Arkitekturës, president emeritus i Comitè International des Critiques d'Architecture (CICA) dhe kryetar nderi i Partisë Radikale, ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Problemeve Urbane (INU) dhe anëtar i Parlamentit në legjislaturën e dhjetë.