Bryan Tracy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bryan Tracy ligjërues mbi udhëheqjen, strategjitë, shitjen, suksesin vetjak dhe afarist, studiues amerikan.

Trajsi është një ndër ligjëruesit më kulmor profesionist në botë. Për çdo vit më shumë se 250 000 njerëz ndjekin ligjëratat e tij mbi udhëheqjen, strategjitë, shitjen, suksesin vetjak dhe afarist. Bryan është studiues i zjarrtë i punës, psikologjisë, menaxhimit, shitjes, historisë, ekonomisë, politikës, metafizikës dhe religjionit. Ka shkruar 16 libra dhe ka prodhuar më se 300 audio dhe video programe trajnuese. Librat e tij janë përkthyer në 21 gjuhë dhe shfrytëzohen në 38 shtete. Bryan Tracy jeton në Solana Beach në Kaliforni.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]