Bubullimë
Bubullima |
---|
Bubullima është një fshat në komunën Bubullimë në rrethin e Lushnjës të Shqipërisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Bubullime shtrihet ne qender te fushes se Myzeqes, pergjate rruges nacionale, Lushnje-Fier, e cila eshte ndertuar nga austriaket, ne vitin 1917, nga roberit e luftes, si edhe nga nje pjese e popullit me pune vullnetare. Gjate hapjes se trashese se kesaj rruge u gjenden 4-5 bodile, me monedha Tunxhi dhe Remi, si edhe pak argjendi, por fatkeqesisht keto u grabiten nga forcat ushtarake austriake.
Bubullima e sotme shtrihet ne rrethin e Lushnjes, qarku Fier, Bubullima e heshme shtrihej ne nje pyll te madh, nga Veriu, ne Qender, ne Jug dhe Perendim, vetem buzen ne buzen e lumit kishte dy-tre copa toke fushe, te mbuluara me ferra e driza. Nje rreke uji vinte nga Devolli sot Delli, dhe kalonte neper gjazet, tek vidhi i Kondes (sot qendra e fshatit), permes moçalistes se Struges, frasherishtes afer Mekishitit e derdhej ne keneten e Bitajt. Po ashtu nje rreke tjeter dilte prej lumit Osum, dhe pershkonte Stanin, drejt Mihalajve, Prençerve, Rines e nga shtepia e Gjokes, derdhej ne Struge dhe kalonin te dyja bashke ne keneten e Bitajt. Ne mes te ketyre dy vijave te lumenjve filluan te ndertohen shtepite e para te bubullimasve ne shek. XIV. Qendra e fshatit ishte aty ku sot ndodhet kisha, dhe siç thame me lart qe ishte ne mes te pyllit na e vertetojne qe ne oborrin e kishes kemi shume vidha, frasher etj.
Pjesa veriore perbehej nga nje pyll i madh frasheri, dhe sot quhet frasherishte, kurse nga jugperendimi, ishte pylli i Radomeit, ku me vone u ngrit Metoqi i Manastirit te Ardenices.
Per historin e emrit ka disa versione. Ne po u japim versionin me te njohur nga bubullimasit; ky emer vjen nga burbullinja e ujerave te dy vijave (rrekeve) te lumenjve Devoll dhe Osum qe kalonin ne kete fshat, dhe meqenese shtepite e para te fshatit ishin ngritur ne fushen midis ketyre dy vijave te ujit, fshataret e tjere te Myzeqese (sepse Myzeqeja kishte filluar te popullohej qe nga shek X), u thoshin banoret bubullimas, dhe keshtu burbullinj, burbullin, bubullime, prandaj u vendos emri bubullime.
Bubullima i ka dhene tonin arsimit ne zone, qe ne momentin kur u hape shkolla e pare shqipe ne Korçe ne vitin 1878, patriotet bubullimas dhe arsim dashesit e prune arsimin ne Myzeqe pas 25 vitesh, pra, ne vitin 1903. Mesuesi patriot Theodhor Rista filloi mesimet ne gjuhen shqipe ne fshtin Bubullime ne vitin 1913. (atehere shkolla fillore, quhej plotore.)Ne vitin 1917 fshati Bubullime do te behej qender komune,status qe e gezon dhe sot e kesaj dite. Poeti deshmor Dhimiter Mino, emrin e te cilit mban shkolla e fshatit, do te vazhdonte rrugen e tij duke dhene mesim deri ne Prizrenin e larget. Nje emer tjeter qe ka lene gjurme ne arsimin e zone eshte edhe Petro Muzaka i cili bashke me perfaqsuesit e tjere te Bubullimes kane lene firmen e tyre edhe ne Kongresin Kombetar te Lushnjes, ne te cilin moren pjese patriote te shquar si Qemal Mullai, Llambi Pambuku, Ndin Kosova, Arif Ngurreza. Gjate Luftes se Dyte Boterore te rinjte bubullimas u ingranuan ne Grupin Partizan te Myzeqese, se çfare kontributi i dhane luftes e tregon lapidari ne qender te fshatit.
Edhe persa i perket fushes kishtare ky fshat i ka dhene peshkopates se Beratit tre dhespote dhe shume klerike; tre prej dhespoteve jane: Metodi, i cili ishte hirotonisur (dorezuar) prift ne vitin 1720, (emri i tij i pare ishte Marko, sepse ne sherbesen e hirotonisjes ndryshohet emri, por jo monogrami i pare). Metodi sherbeu ne Belegradion-bel(gur)-grad(i bardhe)"gure i bardhe", Belegradion-bel(i bardhe)-grad(qyteti)"qyteti i bardhe", Berat; si dhespot nga viti 1736-1751, emrin e ketij dhespoti e gjejme te shkruar ne Manastirin e Ardenices, dhe kishen e shen Athanasit ne Karavasta (karavi-stathmos[stacion per anijet]), pas Metodit ne fronin dhespotik te Mitropolise se Beratit do te vinte Josaf "Plaku",i cili ishte nipi i dhespot Metodit, (emri i tij ishte Joan) dhe sherbeu si dhespot, 1752-1770. Dhe se fundmi erdhi Josafi "i Ri", nipi i Joasaf "Plakut" (i cili me pare quhej Jakove, por ne hirotonine prifterore ndryshoi emrin ne Isak dhe ne dhespot Joasaf), ky qendroi ne fronin dhespotik nga 1770-1800. Pra, qe tre dhespotet bubullimas e udhehoqen me devotshmeri dhe frike Perendie Mitropoline e Beratit, Vlores, Kanines dhe gjithe Myzeqese per plot 63 vjet. Ketu vlen te permendim se familjet e para qe erdhen ne Bubullime dhe u vendosen ne vende te larta qe te mos permbyteshin, ishin gjashte:
- Familja e Bardhenjeve, me origjine nga Dardha e Korçes, e cila shtrihej ne te gjithe pjesen Lindore te fshatit, ku ndodhen edhe sot e kesaj dite, dhe qe kane ruajtur edhe gjeneralitetin qe perbejne pjesen me te madhe te fshatit, ata ishin vendosur ne toke pasuri shteterore.(shtepite e Simon Bardho)
- Familja e Gjokonjeve, te cilet banonin ne pjesen Veriore te fshatit.
- Familja e Nikollajve, ata banonin prane fushes se Kotes (dikur qendra e fshatit), dhe kane qene pronaret me te medhenj te fshatit dhe sundonin nje pjese nga qendra dhe pjesen Perendimore, ku deri dje permendej cepi i Nikollajve.
- Familja e Mihalajve, ata jetuan aty ku ndodhen edhe sot ne toke pasuri shteterore, (belik), buze lumit Osum. Zoteronin pjesen Jugore te fshatit.
- Familja e Prençajve; banonte buze lumit Osum, (gjate viteve te diktaruses stallat e viçave), tokat e tyre zgjateshin ne pjesen Perendimore, te tokave te Manastirit te Ardenices.
- Familja e Bitronjve; u vendos per here te pare ne lagjen Ristaj, ( tek shtepite e Spiro Bardho) sot prone e Manastirit te Ardenices.Me vone ne vendin e tyre aktual.
Po ashtu vlen te theksojme edhe lagjet me te medha ose me te njohura te Bubullimes, ku vetem nje pjese e vogel ruan sot keto emra:
- Lagja e Bardhenjeve (eshte edhe sot),
- Lagja Gjokonjeve ose e Ristajve, (sot lagja e gjokonjeve),
- Lagja e Mihalajve ose Prifterinjeve,(sot lagja e Mihalajve),
- Lagja e Stanit, (sot Lagja e Stanit).
- Lagja e Katundareve, (sot Lagja e Pazarit).
Gjate viteve te komunizmit te rinjte bubullimas duke qene se rridhnin nga nje fshat i arsimuar u shperndan gjithandej neper Shqiperi per te perhapur driten e diturise. Periudha e tranzicionit e preku edhe kete fshat si gjithe Shqiperine. Fillimishte bijte e Bubullimes moren rruget e botes si emigrant te thjesht e me pas mesyne universiteteve te Europes.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Bubullimë |
---|
Bubullimë · Eskaj · Gjonas · Halilaj · Pirrë · Kamçishtë · Imsht |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Lushnjës
- Vendbanime në Shqipëri