Burhan Spahiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Burhan Spahiu ishte një këngëtar shqiptar. Ka lindur në Berat më 5 Janar 1943. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe gjatë viteve 1962 – 1967 kryen studimet e larta për kanto në “Konservatorin Shtetëror të Tiranës”. Pas mbarimit të studimeve emërohet solist në TOB, ku punon deri në vitin 1989. Gjatë periudhës 20 vjeçare, që ka punuar në TOB, baritoni Burhan Spahiu u dallua për realizimin e një numri të madh rolesh. Janë role nga operat shqiptare dhe nga kryeveprat botërore, ku u shqua për niveli të lartë artistik, si për vokalin, ashtu edhe për lojën skenike. Për aktivitetin e tij është vlerësuar me çmime e urdhra të ndryshëm gjatë karrierës së tij artistike. U nda nga jeta më 19 prill 2019.