Burimet e Bellovës
Appearance
Burimet e Bellovës ndodhen në afërsi të fshatit homonim të komunës së Melanit, rrethi Dibër, në lartësinë 620 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë disa burime karstike, që dalin në kontaktin litologjik midis gjipseve të permianit të sipërmë-triasi i poshtëm dhe rreshpeve paleozoike. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Bellovë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |