Jump to content

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava është një roman i zhanrit trillim i autorit brazilian Paulo Coelho.

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava
AutorPaulo Coelho
Titulli origjinalNa margem do rio Piedra eu sentei e chorei
PërkthyesDurim Taçe
Shteti Brazili
GjuhaPortugalisht
ZhanriTrillim
BotoiRocco
Faqe232

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshje, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.

Por çfarë ndodh kur, në rininë e parë, një dashuri e madhe i bëhet fli e druajtjes, atëherë kur fjalët nuk arrijnë të vijnë gjer në buzë dhe e ardhmja humbet midis ngjyrave vjeshtore të një lisi që zë gjithë sheshin?

E çfarë ndien kur, pas njëmbëdhjetë vitesh, rigjen të dashurin dhe zbulon se ai po ecën në rrugën e shenjtërimit dhe është në gjendje të kryejë mrekulli?

Cilat janë mendimet dhe shpresat që gjëmojnë në mendje dhe që e ngrenë trupin në shkulme të qarash ose të qeshurash?

Për Pilarin, ëndrra e të qenit pranë të dashurit duket se po tretet në ujërat e akullta të lumit Piedra, por nganjëherë edhe shtjellat, ujëvarat dhe guralecët e një rrjedhe lumi - së bashku me një zhurmë hapash pas shpine - mund të përcaktojnë të ardhmen dhe të të bëjnë të kuptosh që të dashurosh do të thotë të komunikosh me tjetrin dhe të zbulosh tek ai një pjesëz të Zotit.