Buzuji
Appearance
Buzuji (Buza e Ujit) është pjesë e Fushës së Mbishkodrës që shtrihet në trajtën e një rripi të ngushtë buzë liqenit të Shkodrës nga gjiri i Hotit në veri e deri të dalja e Bunës nga liqeni në jug, në një gjatësi prej rreth 25 km. Gjerësia e rripit është shumë e paqëndrueshme e lidhet me luhatjet stinore të nivelit të liqenit. Në disa pjesë, sidomos pranë liqenit, Buzuji ka natyrë moçalore. Fshatrat kryesore në Buzuj janë Kalldruni, Stërbeqi, Jubica, Kamica, Flaka, Kosani.