C20XE
C20XE është motorr DOHC, 4 cilindërsh në vijë të drejtë , nga Opel. Ka vëllim prej 1988 cc dhe zhvillon fuqi prej 152kf(110kW).
C20XE u prodhua si evolucion i motorit C20NE. Ky motor ishe një zhvillim i mëtutjeshëm i modelit 8v 20NE të 1987-ës. 20XE-ja (Bosch Motronic ML 4.1) për herë të parë e pa dritën e diellit më 1987 me prezantimin e Opel Kadett GSI 16v, duke futur kështu teknologjinë e 16 ventilave dhe senzorët e trokitjes (Knock Sensors) për Opel/Vauxhall. Më 1988 C20XE u limitua në fuqi, duke u kufizuar në 150kf krahasuar me modelin e hershëm 20XE me 156kf. Kjo u bë për shkak të standardeve të reja për lirimin e gazrave , të cilat i detyronin prodhuesit që të pajisnin makinat e tyre me katalizatorë dhe senzorë gazrash.E kjo gjë qoi edhe në gjeneratën e re të menaxhimin elektronik të motorrit (Bosch Motronic 2.5).
Motorri C20XE u vendos në shumë Opel/Vauxhall modele. Maraklinjët shpesh i referohen këtij motorri si 'Red Top'(Koka e Kuqe)ose thjesht XE për shkak të mbulesës së kuqe të kandelave.(Zakonisht ishte e kuqe por ekzistonte edhe versioni i zi ama kapaku kryesor i kokës së motorrit gjithmonë ka qenë i hirtë). Momenti i lëshimit të këtij, motorri ishte moment historik në Evropë e më gjerë sepse ishe një nga motorrët më të suksesshëm në garat automobilistike. Gjithashtu edhe sot pas mëse 20 viteve ende përdoret nga maraklinjë të shumtë për projektet dhe restaurimet e makinave të tyre.
C20XE-ja shërbeu si bazë për modelin me turbo C20LET, i cili u vendos në Vectra dhe Calibra Turbo. C20LET-i në pamje të parë ishte i njejtë me XE-në përveç plastikës në krye me shënimin TURBO. Në brendësi kishte pistona të përpunuar me kompresim më të ulët dhe ofronte rritje fuqie prej 34% krahasuar me modelin standard C20XE shprehur me numra kjo është e barabartë me 204kf si dhe fuqi tërheqëse prej 280Nm .
Disa modele me këtë motorr ishin pajisur edhe me "Traction Control"-(Kontrollim të Tërheqjes-Fuqisë) më së shpeshti të pajisura ishin modelet e hershme Astra GSi . Në versionet e fundit para se të ndalohej prodhimi , C20XE u pajis me menaxhment të ri elektronik (Bosch Motronic 2.8). Modelet e fundit u quajtën C20LN (Zhurmë e Zvogëluar) dhe kishin një Bllok Motorri më të fortë. Motorrët e prodhuar në fillimin e viteve të 90-ta në vend të kapakut të hekurt të kandelave u pajisën me një më të lehtë dhe të lirë prej plastike.
C20XE-ja evoluoi në X20XE(1994) me 136kf dhe pjes e familjes së motorrëve "Ecotec" e i cili pastaj përparoi në X20XER (1999). Të gjithë motorrët 2 litërsh të kësaj epoke ndanin të njëjtin bllok motorri të hekurt me përjashtim të daljes për kthim të vajit për Turbinë në C20LET.
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Motorri u dizajnua nga Dr Fritz Indra, i cili ishte drejtor i qendrës së avancuar për zhvillim të motorrëve në Opel 1985-1989. Motori ishte menduar fillimisht të përdorej për gara, prandaj në këtë projekt u përfshi edhe kompania Cosworth.
Motorsporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]C20XE ka parë përdorim të gjerë në motorsport. Përdorimet e tij kanë shkuar nga makinat për ngjitje malore e deri tek formulat me rrota të hapura. Pavarësisht nga vjetërsia ky motorr mbetet ende burim fuqie dhe zgjedhje për shumë ekipe të Formulës 3. Ku në 2007-ën fitoi kampionatin Australian të Formula 3 në duart e Tim Macrow. Ky motorr C20XE i modifikuar nga "Spiess" e kishte të lehtë të arrinte fuqinë prej 260kf me aspirim atmosferik natyral.
Shumë kompani modifikuese e kanë zhvilluar edhe më tej motorrin C20XE për qëllime garuese. SBD Motorsport, një "tuning" kompani me qendër në Britani, zhvilloi një njësi motorrësh C20XE me kapacitet fuqie prej 300kf. QED Motorsport është një tjetër kompani që pati përfshirje të madhe në C20XE . Ata zhvilluan bllokun e parë të aluminit për këtë motorr duke reduktuar peshën në një masë të madhe prej 19kg në krahasim me bllokun standard dhe zgjeruan kapacitetin e tij në 2.3 litra! QED gjithashtu zhvilluan të parët thithëset direkte të ajrit "Direct to Head Throttle Bodies" duke mundësuar kështu një performancë më të madhe. C20XE u përdor nga ekipi Chevrolet WTCC (Kampionati Botëror i makinave Touring) edhe ekipi i Ladës në WTCC.
C20XE dhe C20LET motorrat janë vendosur në shumë modele tjera nga Opel siç janë Corsa A/B , Tigra , Vectra B , Astra F/G , Kadett E/D etj .Ku ka treguar sukses tepër të madh si motorr tejet i qëndrueshëm me një performancë tepër të lartë e gjithashtu edhe shpenzime e kosto të ulët. Motorri C20XE është një zgjidhje mjaft popullore për të gjithë ata që duan motorr 16v në makinat e tyre, sepse ka ndërrues të shpejtësive të përshtatshëm dhe kompakt si dhe për shkak të shpenzimeve jo të larta.Motorri C20XE gjithashtu u vendos në shumë marka tjera të makinave si VW Golf I , II , III , IV , Ford Escort , Sierra , BMW , Peugeot , Honda etj sepse është shumë më i lirë shumë më i qëndrueshëm më i fuqishëm edhe më praktik e ekonomik se motorrët e markave të lart përmendura.
Informacionet Teknike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deshifrimi i emrit të motorrit është si vijon:
- C - Niveli I lirimit të gazrave: ECE R 83 A
- 20 - Kapaciteti i Motorrit - 2.0L
- X - Raporti i Kompresimit - 10.0-11.5:1
- E - Sistemi i Përzierjes –Injektim-Karburanti-Në shumë pika
Motorri prodhon 156kf në 6,000 rpm, me ni optimale të ulët të shpenzimit të karburantit prej 232g/kWh e cila ishte më e ulët se shumica e motorrave Diesel të asaj kohe. Valvolat (Ventillat) janë vendosur në një kënd prej 46° dhe janë të shoqëruar nga pistona (klipa) me xhepa të cekët të Valvolave duke eliminuar kështu nevojën për një "Klipangjë" të shkurtër dhe duke mundësuar arritjen e një raporti më të përshtatshëm kompresimi. Kandelat e gjata elektrike janë vendosur pingul në qendër të cilindrit. Motorrat e mëvonshëm u emërtuan C20LN për të treguar ndryshimet në zvogëlimin e zhurmës dhe diametrin më të ngushtë të kokës së cilindrit në përputhje me rregullat e BE-së. Motorri ka diametër dhe thellësi të cilindrit si dhe të njëjtat dimensione të pistonave si Bugatti Veyron (86mm x 86mm)
Motorri | C20XE |
---|---|
Numri i Cilindrave | 4 |
Konfiguracioni | Në vijë të drejtë |
Vëllim | 1998cc |
Bore-(Diametri i Cilindrit) | 86mm |
Stroke-(Thellësia e Cilindrit) | 86mm |
Fuqia | 152kf (156kf pa katalizator)në 6,000 rpm |
Tërheqja | 196Nm në 4,800 rpm |
Raporti i Kompresimit | 10.8:1 |
Menaxhimi elektronik | Bosch Motronic 2.5/Bosch Motronic 2.8 |
Shpejtësia Boshe (ler gaz) | 800-900 rpm |
Rrotullimet maksimale (max rpm) | 6,800 |
Rendi i ndezjes (së karburantit në cilindra) | 1-3-4-2 |
Lista e veturave të pajisura me C20XE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modelet | Vitet | Tregu |
---|---|---|
Opel Calibra 16V | 1989–1994 | Europë, Australi, Brazil ,Afrikë e Jugut |
Opel Kadett E, GSI/GTE | 1988–1992 | Evropë - Gjermani, Irlandë,Afrikë e Jugut |
Opel Vectra A, GTE | 1988–1995 | Evropë, Zelandë e Re |
Opel Astra F | 1991–1996 | Evropë, Australi, Afrikë e Jugut |
Vauxhall Calibra 16V | 1989–1994 | Mbretëri e Bashkuar |
Vauxhall Astra Mk 2, GTE | 1988–1992 | Mbretëri e Bashkuar |
Vauxhall Cavalier Mk 3, GSi, SRi | 1988–1995 | Mbretëri e Bashkuar |
Vauxhall Astra Mk 3, GSi | 1991–1994 | Mbretëri e Bashkuar |
Lada 110 | 1996 - | Evropë, Rusi |
Chevrolet Vectra GSi | 1993–1996 | Brazil |
Holden Commodore | 1988–1991 | Eksport Australian për Zelandë të Re , Singapor, Shitur si Holden Berlina |