CED Tearcë
CED- Qendra për edukim dhe zhvillim në Tearcë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për CED
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qendra për edukim dhe zhvillim- CED, është organizatë joqeveritare, e cila funksionon në rajonin e Komunës së Tearcës, nga Dhjetori i vitit- 2006. Organizata ka si grup qëllimor, të rinjë nga mosha 12 deri 28 vjet, ndërsa për arritjen e qëllimeve përfshihen të rinjt, arsimtarët, prindërit, udhëheqës të institucioneve dhe organizatave tjera.
http://www.ced.org.mk
Disa nga shërbimet e organizatës janë- Qendra për edukim dhe zhvillim bën trajnime për vullnetarizëm, drejtat e fëmijëve, për participim, për lidership, komunikim, zgjidhje konfliktesh, punë me individë, punë me grupe, projekte, evaluim dhe monitorim
Përgatitje të planeve të ndryshme strategjike për OJQ si- Organizim të punëtorive kreative, të ekspozitave të ndryshme,
për përfitim të shkathtësive të edukimit joformal, për angazhim vullnetare në zyrat e CED, dhe në shtetet e huaja, shfaqje të ndryshme, vallzim dhe teatër.
CED, investon në zhvillimin e të rinjve përmes edukimit joformal, punës rinore dhe vullnetarizmit, me qëllim ata të nxiten për incijativa kreative dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Të rinjt kanë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe ndërmarrin inicijativa për ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë duke promovuar bashkëjetesë midis të gjitha bashkësive.
Jo rastësisht në Tearcë jetojnë banorë nga mbi 10 fshatra të ndryshme të rajonit të Maqedonisë dhe viseve të Kosovës. Kjo laramani kulturash si dhe autoktonia e një pjese të madhe të banorëve çdoherë ka qenë një nxitje që të gjithë të mundohen sa më shumë të promovojnë vlera pozitive. Pas periudhës së vitit 2001, Tearca etiketohet si vend ku shumica e udhëheqëseve të organizatave lokale do të mund të implementojnë projektë me qëllim të prezentimit të një bashkëpunimi ndëretnik. Ndër projektet që kontribuan për krijimin e një mase kritike e cila më vonë në mënyrë të pavarur do të mund të vazhdojë ishin projekti- Babilon (QBB Loja), Grupi për vallzim në teatër(Kurve Wustrow[lidhje e vdekur], Gjermani), trajnim për trajnues- Qendra Teatrore për Fëmijë, Shkup[lidhje e vdekur], Kinema e Hapur- Qendra për Arte Bashkëkohore, Shkup si dhe EKAP projekti me një intenzitet më të madh që u realizua nga viti, 2005-2006.
Për realizimin e çdo projekti, nevojë kryesorë përveç mjeteve finansiare janë edhe kapacitetet e ndryshme njerëzore. Aktivistët me inicijativë të Metin Muaremit, Mensure Ilazit, Xhemal Qamilit, Dijana Petrovskës si dhe Alije Malikit vendosën që me 20 Dhjetor të vitit 2006, të themëlojnë organizatën CED, pra të kalojnë në person juridik duke qenë të vetëdijshëm për sfidat.
Pas themelimit të saj OJQ, CED vazhdon me aktivitete të ndryshme me qëllim të organizimit të ngjarjeve të ndryshme kulturore, Organizata beson se vetëm përmes bashkëpunimit të të gjitha institucioneve kyçe që veprojnë në rajon, por edhe të të gjithë banorëve mund të ndihmohet në krijimin e një ambienti më të zhvilluar për jetesë për të gjithë. Shumica e projekteve përkrahen nga, ″Programi Zvicëran për Kulturë″, ″Pro Helvetia″, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ″Fondacionin për Fëmijë, Pestaloci″, Zvicër, USAID- Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke synuar që të jemi një organizatë serioze, udhëheqësit e CED vendosën që të përpilojnë, Plan Strategjik. Qendra për edukim dhe zhvillim- CED, funksionon në rajonin e Komunës së Tearcës[lidhje e vdekur], si rezultat i nevojave të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Pollog[lidhje e vdekur] ut të Poshtëm. Organizata shënon një ngritje të dukshme. Grup qëllimor i ka të rinjt nga mosha 12 deri 28 vjet dhe të cilët duan të promovojnë ndryshime në shoqëri, ndërsa për arritjen e qëllimeve të saja në aktivitete çdoherë përfshihen të rinjt, arsimtarët, prindërit, udhëheqës të institucioneve dhe udhëheqës të organizatave tjera.
Bashkëpunimi i CED me organizatat tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 2009, CED është anëtare e shumë rrjet organizatave si:
- Anëtare e projektit Kultura në Rajonet Rurale (programi Zvicëran për Ballkanin perendimor)
- Anëtare e koalicionit të organizatave rinor- SEGA, http://www.sega.org.mk/
- Anëtare e Aleancës për zhvillimin arsimimit të moshuarve (AZHAM)
- Anëtare e MOF-it, https://web.archive.org/web/20121015005713/http://www.mof.org.mk/,
- Partnere e "Fondacionit Pestaloci[lidhje e vdekur]", për këmbimet ("MAJKA" dhe SPPMD), http://www.pestalozzi.ch/
- Partnere e MileuKontakt për Ndryshime Klimaterike[lidhje e vdekur],
- TACSO, Asisteca teknike pët organizatat qytetare
Prioritetet strategjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas njohurive të ndryshme bashkëkohore, jemi në dijeni se ekzistojnë tre lloje të të edukuarit të njeriut edhe atë:
Edukimi Formal-(Anglisht Formal Education[lidhje e vdekur]) nënkuptohen të gjitha proceset edukative të cilat realizohen Brenda në sistemit edukativ-formal[lidhje e vdekur], të strukturuar në mënyrë hierarhike (duke filluar nga shkolla fillore deri në fakultet), të cilat rezultojnë me përfitimin e profesioneve të ndryshme dhe diplomave.
Edukimi joformal (Anglisht Non-formal Education[lidhje e vdekur]) nënkuptohen procese të organizuara të të mësuarit të cilat organizohen jasht sistemit formal të edukimit dhe të cilat në shumicën e rasteve u dedikohen zhvillimit personal të individit dhe të aplikueshme në praktike. Zgjedhja është e atij që meson dhe mund të mësohet përmes punës, aksionit, praktikës, përvojës, pasi bazohet në të mësuar përmes përvojës. Mësimi është afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. Zgjat tërë jetën.
Edukimi informal (anglisht- informal education[lidhje e vdekur]) nënkupton aktivitete edukative kryesisht individuale të vetëinicuara nga ndonjë person i cili mëson ose përfiton përvoja gjatë jetës së tij (Duke filluar nga mësimi në shtëpi, përmes mediumeve, internetit dhe deri përftim përvoja përmes kontakteve me njerëz tjerë).
CED vazhdon me promovimin të edukimit joformal përmes aktiviteteve të ndryshme si punëtorive të ndryshme kreative, këmbimeve, ekspozitave, kampeve dhe aktiviteteve tjera.
Vetë organizata udhëhiqet nga koncepti se njeriu mëson deri sa është gjallë, dhe beson se secili individ pa dallim etniteti, feje apo përkatësie tjetër posedon kapacitet për vetëzhvillim në tërë procesin jetësor.
Edukimi joformal NFO(NON FORMAL EDUCATION)
Ky lloj edukimi shpesh është e bazuar në akte juridike dhe është i obligueshëm. Edukimi shkollor tek ne në masë të madhe bazohet në principe formale të të edukuarit. Nevojat e ndonjë të arsimuari shpesh ndryshojnë me kalimin e kohës, përkatësisht me zhvillimin e teknologjisë si dhe të ndryshimeve ekonomike të cilat kanë ndodhur në vitet 60ta dhe 70ta.
UNESCO në 1972 definon EJF si”aktivitet i organizuar edukativ, jasht sistemit formal e cila ka për qëllim që t’i plotësojë nevojat e përdoruesit, por edhe qëllimet e të të mësuarit.”.
Edukimi joformal ofron dy kategori më të gjëra, si programe edukative dhe programe arsimore. Këto programe janë të dedikuara për grupe si të rinjtë, të moshuarit, prindërit etj., përmes raporteve interaktive, aktivitetit, praktikës, përvojës. Ky lloj edukimi është i aplikueshëm në jetën e përditshme, pas së cilave në fund secili pjesëmarrës merr diplomë apo çertifikatë.
"Luftërat fillojnë në mendjet e njerëzve, Andaj mendja e njeriut duhet të jete vendi ku paqa duhet krijuar", duke u nisur nga ky parim, i cili gjendet edhe ne preambulën e kushtetutës së UNESKO’s, edukimi nderkulturor shihet si edukim dhe trajnim për paqë. Në tërësi njohja e kulturës amë dhe njohja e kulturave tjera paraqet element kyç për tejkalimin e pabarazisë. Në tërë botën ka rreth 200 shtete, 6000 gjuhë të identifikuara dhe rreth 10000 kultura. Shoqëritë multikulturore janë fakt i pamohueshëm në tërë botën. Edukimi ndërkulturor pranon se shkollat janë vend thelbësor për transformimin e shoqërisë dhe eliminimin e padrejtësisë. Parimet të cilat ky lloj edukimi i mbron janë drejtësi sociale dhe barazi nëpër institucionet ku promovohet dija, e cila automatikisht nënkupton edhe drejtësi sociale dhe barazi në shtet.
Ky koncept ka filluar të njihet që nga viti 1960. Edukimi ndërkulturor luan në formimin e identitetit e cila është një process social-interaktivë.
Disa nga projektet dhe aktivitetet e realizuara nga, Qendra për edukim dhe zhvillim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti, "ALTYO", http://www.youtube.com/watch?v=cArW74SNL7Y
Dita e Groshës: http://www.youtube.com/watch?v=1octkt4MPEE
Aktivitete të ngjashme si në reportazhin më posht,
http://www.youtube.com/watch?v=gID_IG1tctw
Disa garime të përgatitur nga nxënësit e shkollës në Tearcë- Kiril Pejçinoviq.
Këmbimi i parë ndërkombëtar në Trogen, Zvicër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm të OJQ CED(Qendra për edukim dhe zhvillim) me fondacionin zvicëran për fëmijë- Pestaloci, për dy javë shtatë nxënës nga Komuna e Tearcës morën pjesë në këmbimin e cila u mbajt në Trogen, Zvicër.
Ky aktivitet është në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të cilat zhvillohen në këtë rajon, përmes së cilave promovohet bashkëpunimi ndërkulturor, edukimi joformal si dhe mësimi përmes përvojave të ndryshme që fëmijet kalojnë nëpër aktivitetet e kësaj organizate. Si kriter për zgjedhjen e nxënësve kanë qenë gjendja sociale e tyre, përkatësia etnike si dhe pjesëmarrja e tyre nëpër aktivitetet e organizatës.
http://www.pestalozzi.ch/
Këmbim ndërkombëtar në Irlandën Veriore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga 5 Dhjetori deri më 10 Dhjetor një delegacion nga përfaqsues të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe organizatave joqeveritare do të jenë pjesëmarrës të këmbimit studimor ndërkombëtar në Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës, në kuadër të së cilës do të jetë edhe kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani si dhe kryetari i organizatës, Qendra për edukim dhe zhvillim- CED, z.Metin Muaremi Arkivuar 20 shkurt 2017 tek Wayback Machine. Paraprakisht, Komuna e Tearcës ishte nikoqire e delegacionit nga Irlanda Veriore, ku patën mundësi të njihen me mënyrën e funksionimit të saj, sfidat me të cilat komuna ballafaqohet në kuadër të decentralizimit si dhe bashkëpunimin e saj me të gjitha institucionet e relevante në rajon.
Qëllimi i kësaj vizitë është promovimi përvojave të ndryshme pozitive të bashkëpunimitë dhe dijalogut ndërnacional, përforcim i kapaciteteve institucionale, krijim i atmosferave pozitive me qëllim respekt të ndërsjellë si dhe zhvillim të mekanizmave të ndryshme pozitive të cilat do të ndihmonin në implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit.
Projekti realizohet nga organizata MNI (Mediation Northern Irland[lidhje e vdekur]), në bashkëpunim me MCMS( Shkup) si dhe logjistikë të CED Tearcë.
Trajnime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 2009 Qendra për edukim joformal- TRIAGOLNIK[lidhje e vdekur] realizon Kursin- Bazat e Punës Rinore në pesë komuna edhe atë Tearcë, Delçevë, Kavadar, Kumanovë[lidhje e vdekur] dhe Shkup.
Ky projekt në Maqedoni është e zhvilluar në bazë të modelit të programit për Lidership dhe zhvillim të punës rinore në bashkësi e cila implementohej nga Universiteti Jonçeping, Suedi[lidhje e vdekur] . Gjatë këtij trajnimi 100 pjesëmarrës morrën pjesë në kursin gjashtë mujor e cila u mundëson që të jenë qytetarë aktiv dhe të promovojnë ndryshime pozitive në shoqëri.
Ky kurs përbëhet nga 6 tërësi edukative si- Hyrje në punën rinore dhe arsimimin joformal, etika e punës me të rinjë, menaxhim i vetes dhe tjeret, planifikim i punës me të rinj, puna me individë, konflikte dhe dallime, puna në grupe.
Pas mbarimit të trajnimit, si pjesë e projektit, pjesëmarrësit realizojnë projekte zhvillimore me të rinjë. Fushat në të cilën projektet do të fokusohen- si papunësia, bashkëpunimi ndëretnik, mundësi të njejta dhe diversitet, mbrojtja e ambientit.
Kontaktet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qendra për edukim dhe zhvillim- Tearcë
Zyra: te Ndërtesa e shkollës së vjetër,
Tearcë-1224, Komuna e Tearcës,
Republika e Maqedonisë.
Vizitoni ueb faqet:
http://www.ced.org.mk
https://twitter.com/CEDTearce
https://www.facebook.com/pages/Center-for-Education-and-DevelopmentCED-Tearce/
https://www.youtube.com/user/theCEDofficial
E-mail: info@ced.org.mk
Drejtor i Organizatës Joqeveritare, Qendra për edukim dhe zhvillim,
CED- Tearcë, është zotëri, Metin Muaremi,
kontakt: metin.muaremi@ced.org.mk, Telefoni celular: +389 70 838 148