Carl Philipp Emanuel Bach
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Karl Filip Emanuel Bahu (1714-1788) ishte kompozitor gjerman nga Gjermania.
Ndër bijtë e shumtë të Bahut, Karl Filip Emanueli ishte më i shquari. Karl Filip Emanueli ishte biri i dytë i Bahut që lindi më 1714. Së pari ai studioj drejtësinë, mirëpo familien e muzikantëve nuk mund ta nënçmonte dhe ju dha muzikës po si të tjerët. Për herë të parë u punsua në oborrin e Frederikut të Madh në Berlin dhe Posdam, ku ishte kamercembalist i mbretit prusianë. Më vonë shfaqet si drejtor i muzikës në pesë kishat kryesore në Hamburg si zëvendësues i Gjergj Filip Telemanit (Georg Philipp Telemann). Këtë funksion e mbajti deri në vdekje më 1788. Nami i Karl Filip Emanuelit, para së gjithash nami si luajtës i pianos dhe si përmbledhës i një shkolle me ndikim të pianos në shekullin e XVIII e la nën hije namin e të atit. Po si kompozitor i Ndjeshmërisë, i Stilit Galant apo i Vërshimit dhe Epshit, po si të jenë shprehur kohërat brenda barokut dhe klasikës, Karl Filip Emanueli e qëllonte nevojën e kohanikëve më mirë se i ati i tij konservativ, i cili zanatin e tij nuk donte ta lëshonte në duart e modës. Renesanca bahjane e shekullit XIX i rikthej marrëdhëniet. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ekzistenca e gjeneratës së re bahjane u kufizua në pjesët muzikore historike që gjendeshin në arkiva. Vetëm në ujërat e muzikës së vjetër Karl Filip Emanueli gjente shfaqje të vlershme për luajtur.[1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Biblioteder meisterwerke, Sinfonie, Konzerte, Overturen nga autorët Manfred Joh. Beohlen dhe Johannes Jansen, "NAUMAN GOBEL", ISBN 3-625-10456-3