Shko te përmbajtja

Cassidy Freeman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cassidy Freeman

Cassidy Freeman (e lindur më 22 prill 1982 në Çikago, Illinois) është një aktore dhe këngëtare amerikane. Ajo njihet për rolin e saj si Tess Mercer në SmallvilleThe CW.

Prindërit e saj janë fermerë bagëtish. Ajo ka dy vëllezer më të mëdhenj, aktori Crispin Freeman dhe muzikanti Clark Freeman.

Freeman u diplomua nga Shkolla Latine e Çikagos dhe pastaj nga Middlebury College në 2005 me gradë në Teatër dhe Spanjisht.

Freeman interpreton në trilerin YellowBrickRoad që është shkruar dhe drejtuar nga Andy Mitton dhe Jesse Holland. Ajo është shfaqur në disa seriale televizive si CSI: Hetimi i Skenës së Krimit si Oficerja Donna Grayson, një nga oficerët e perfshirë në një shkëmbim zjarri në sezonin 10, episodi 4: Coup de Grâce.

Në shtator 2008, Freeman filloi të interpretojë në serialin Smallville si CEO e Luthorcorp, Tess Mercer, deri në fund të serialit në maj 2011.

Freeman, i vellai i saj, Clark Freeman dhe Andy Mitton formuan bandën e quajtur "The Real D’Coy", ku Freeman këndon dhe luan në piano.

Hobit e Freeman janë shëtitje, volejboll dhe waterpolo, kënga dhe piano. Ajo ka një qen që quhet Shasta.

Freeman është një anëtare aktive e bamirësisë "Heal the Bay", e cila punon për të pastruar dhe për të mbrojtur ujërat e Bregut Perëndimor dhe meson fëmijet e paprivilegjuar të Santa Monikës si pjesë e projektit "Virginia Avenue Project".

TitulliVitiLlojiRoliShënime
Razor Sharp2006Film i shkurtërVeronica Sharpe
Clock2006Film i shkurtër
Finishing the Game: The Search for a New Bruce Lee2007FilmShirley
An Accidental Christmas2007Film televizioniKristine
Austin Golden Hour2008Film televizioniCharlie
Starlet2008Film i shkurtërCourtney
Cold Case2008Serial televizivLaura McKinneyEpisodi: "True Calling"
Smallville2008-2011Seriali televizivTess Mercer (Lutessa Lena Luthor)Rol i rregullt, 47 episode
You've Reached the Richarde & Gribbeen2009Film i shkurtërTheresa
Shades of Gray2009Film i shkurtërLisa
CSI: Crime Scene Investigation2009Serial televizivOficerja Donna GraysonSezoni 10, episodi 4: Coup de Grâce
YellowBrickRoad2010FilmErin Luger