Certified Ethical Hacker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Certified Ethical Hacker ( CEH ) është një kualifikim që marret duke demonstruar njohuri për vlerësimin e sigurisë së sistemeve kompjuterike duke kërkuar për dobësi dhe mangësi në sistemet e të caktuara, duke përdorur të njëjtat njohuri dhe mjete si hakerat keqdashës, por në mënyrë të ligjshme dhe të lejuar për të vlerësuar qëndrueshmërinë e sigurisë së një sistemi të paracaktuar. Këto njohuri vlerësohen duke iu përgjigjur pyetjeve me disa alternativa në lidhje me teknika dhe mjete të ndryshme të hakerimit etik. Kodi për provimin e C|EH është 312-50. Ky çertifikim tani është bërë një bazë fillestare me një përparim në C | EH (Praktik), i nisur në Mars 2018, një test që mat aftësitë "penetruese" në një mjedis laboratori, ku kandidati duhet të demonstrojë aftësinë për të aplikuar teknika dhe të përdorë mjete të testimive "penetruese" për të kompromentuar sisteme të ndryshme të simuluara brenda një mjedisi virtual.