Charlotte Corday

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Charlotte Corday

Marie-Anne Charlotte de Corday d'Armont (27 korrik 1768 – 17 korrik 1793), e njohur si Charlotte Corday (Frëngjisht: [kɔʁdɛ]), ishte një figurë e Revolucionit francez. Në 1793, ajo u ekzekutua në gijotinë për vrasjen e udhëheqësit Jakobin Jean-Paul Marat. Vrasja e Marat është përjetësuar në pikturën Vdekja e Maratit nga Jacques-Louis David.