Cifti ideal
Çifti ideal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhëna të përgjithshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çifti ideal është një libër tregimesh nga shkrimtari dhe filizofi gjerman Leonhard Thoma.Libri rrëfen tregime për njerëzit që shkaktojnë tek ne ndjenjën e befasisë.Ka gjithësej 15 tregime dhe4 98 fq. dhe është botuar në vitin 2007. Tema kryesore është si të jesh një çift perfekt.
Siç u përmend edhe më lart, libri përbëhet nga 15 tregime, tituj e të cilëve janë:
- Çifti ideal
- Shtëpia ime është shtëpia jote
- Mëngjes
- Studentët e lumtur
- Vajza në tren
- Vizita
- Shitësja e frutave
- Nata pa gjumë
- Zoti Kaffer shkon të shëtisë
- Moxart-i,të djelave, falas
- Tipi triumfues
- Hajduti në kopësht
- 24 tetori
- Dysheku
- Beqari i relaksuar
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meqënëse janë shumë tregime për t'u ritreguar subjektin, kam përzgjedhur tregimin e parë, duke qenë se edhe libri titullohet kështu.Siç mund të kuptohet dhe nga titulli, trefimi flet për çiftin ideal, i cili përfaqësohet nga majk dhe Torsten.Nëpërmjet këtij çifti, autori përshkruan ose tregon sesi duhet të jetë një cift në mënyrë që lidhja e tyre të fuksionoje.Autori ka marrë shembuj konkretë nga jeta e për ditshme, duke nxjerrë në pah të përbashkëtata dhe të vecantat e dy personazheve si psh. të dy pëlqejnë ushqimin italian,artin modern, Pikason etj,njëri pëlqen thrillers, tjetri jo, njëri pëlqen filin Woody Allen, ndërsa tjetri jo etj.Por kjo shikohet si diçka e mirë nga Thoma, pasi sipas tij kjo gjë mund të hapë një temë mjaft interesante diskutimi.Gjithashtu, të dy partnerët kanë të njënjat mendime në të njënjtën kohë.Ajo që të habit, është mbyllja e tregimit, ku autori shkruan që këta individë jetonin të dy në Mynih, ishin të dy beqarë dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë,autori përpiqet të tregojë që shumë afër nesh ndodhin persona që mund të jenë të duhurit për ne, por që fatkeqësisht nuk njihemi. Sipas L.Thoma,që një lidhje të fuksionojë, duhet që partneret të kenë preferenca të njënjta.Kjo gjë bie ndesh me shprehjen qe ne shpesh e kemi dëgjuar :"Të kundërtat tërhiqen".
Personazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Maik-i pëlqen të udhëtojë,është natyrëdashës,i pëlqejnë ushqimi italian,arti modern, Pikaso,Thriller, të gatuajë,të hekurosë,të luajë volejboll të hënave me kolegët e tij,librat,të bëjë ski.Është mësues në gjimnaz dhe mjeshtër i ndërtimit të rafteve e riparimit të biçikletave. Torsten- gjithashtu i pëlqen të udhëtojë,është natyrëdashës,i pëlqejnë ushqimi italian,arti modern,filmi Woody-Allen, të bëjë ski,moda,etj.Është eksperte e informatikë dhe për nga profesioni është gazetare.