Cikli i histerezes
Procesin e magnetizimitmund ta përcjellimmirënësenësistemin e koordinataveparaqesiminduksioninmagnetiknëfunksiontëfushësmagnetike.Lakorja e magnetizimitështë e ngjajshme me lakoren e treguarnë Fig. 1.Duke e rritur fushën magnetike derinë vlerën Hm, bëhet rritjae induksionit magnetic sipas një ligji të caktuar.Ritja e mëtejshme e fushësnuk e bënrritjen einduksionit, prandaj edhe nuk është e arsyeshme, dhe gjendjen e arriture njohim si ngopje magnetike. Me zvoglimin e fushës magnetike, prej vlerësHm , fillon të zvogëlohet edhe induksioni magnetic . Por ky zvoglim është më I ngadalshëm në krahasim me lakoren e magnetizimit të parë, si resultat I joreverzibilitetIt të zhvendosjes së mureve të Blloh-utnë material. Madje, edhe kur intensiteti I fushës magnetike bie në zero, induksioni magnetik do të ketë një vlerë të mbetur. Kjo vlerë e induksionit quhet induksion remanentoseimbetjes, të cilin e shënojm me Br, dhe është vlerë karakteristike për çdo material.
Me rritjen e fushës magnetike në drejtim të kundërt, bëhet zvoglimi I mëtejshem I induksionit për vlerën e fushës magnetike Hc, e cila quhet fushë koercitive (induksioni merr vlerën zero). Duke e rritur më tej fushën magnetike deri në vlerën-Hm, induksioni magnetik do të arrij vlerën e vet maksimale negative. Me ndryshimin e fushës magnetike prej vlerës-Hm deri në vlerën Hm, induksioni magnetik do të ndryshoj sipas lakores-Bm, -Br, Hc, Bm, duke u mbyllur ciklusi I pare I magnetizmit. Ciklusi I histerezës nuk mbyllet krejtësisht me cikluset e para të magnetizimit, por pas përsëritjeve më të shumta.Lakorja e mbyllur simetrike quhet ciklusi I histerezës.Forma e ciklusit të histerezës varet shumë nga vlera e fushës magnetike maksimale Hm, e cila arrihet me rastin e magnetizimit.Duke e ndryshuar vlerën e Hm, përfitohet cikluse të ndryshme të histerezës .ndërsa me bashkimin e maje vetë këtyre lakoreve arrihet deri te lakorja themelore e magnetizimit të parë.Nese për ndonjë arsye, gjatë magnetizimit ngjan zvoglimi I fushës, induksioni magnetik do të ndryshojë sipas një ligji tjetër, edhe pse fusha magnetike kthehet në vlerën e vet të parë.Kështu, lakorja e ndryshimi të induksionit do të jetë nëpër lakoren1 - 1’ - 1” dhe do të mbyllet nëse fusha magnetike fillon tërritet. Këto lakore të mbyllura quhen cikluset e histerezës së vogël ose të brendshme.Forma dhe madhësia e ciklit të histerezës varet nga lloji I materialit magnetik, që është nje herit edhe karakteristik themelore, e cila e përcakton shumicen e veçorive themelore të materialeve.
Nga elektroteknika teorike dijmë se arrijmë një magnetizim të caktuar, duke shpenzuarenergji me dendësi.
Vlera e saj mund të llogaritet duke u bazuar në lakoren e magnetizimit.Te materialet te të cilat ekziston lidhja e një vlefshme në mes të H dheB, procesi I magnetizimit është I këthyeshëm dhe e tërë energjia e shpenzuar me rastin e magnetizimit I këthehet sistemit kur ta largojmë fushen e jashtme magnetike. Mirëpo, te materialet ku magnetizimi është I shprehur perms ciklit të histerezës, nuk ka process reverzibil, por një pjesë e energjisë së shpenzuar humbet në procesin e magnetizimit.
Leht mund të tregohet se te materialet ku është fjala përciklusin e mbyllur, energjia e humbur gjatë procesit të magnetizimit është propocionale me sipërfaqen e ciklit.
Energjia e shpenzuar gjatë ciklit të histerezës është propocionale me sipërfaqen e ciklit dhe paraqet humbje, që e quajmë humbje përshkak të ciklit të histerezës.Kjo humbje shndërrohet në nxehtësi, dhe kështu e rritë temperaturën e materialit magnetik, veçanërisht kur ndryshimet e fushës magnetike janë të shpeshta, si p.sh.te fushat e ndryshueshme magnetike.