Cikloneve
Për shkak se Evropa ka formën e një gadishulli të madh, dhe se është e hapur ndaj Oqeanit Atlantik, Detit Mesdhe, Oqeanit të Ngrirë të Veriut dhe ultësirës Siberiane, pjesët e sajë rrahën nga masat ajrore të lagështa të Atlantikut, të ngrohta të Mesdheut dhe të ftohta nga pjesët kontinentale të BSHP-së.
Moti mbi kontinentin e Evropës varet nga lëvizja e cikloneve dhe anticikloneve. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të kontinentit sjellin shi, borë, mjegull, erë. Anticiklonet gjatë verës krijohen mbi ishujt Azore në oqeanin Atlantik dukesjellë kohe të ngrohtë dhe dimrit në Siberi kur shkaktojnë kohë të ftohtë e me borë.
Veçori e përgjithshme klimës në Evropës është rritja e temperaturës prej veriut kah jugu dhe prej perëndimit kah lindja, ndërsa reshjet zvogëlohen në drejtim te lindjes dhe jugut. Gjatë dimrit temperaturat rriten duke shkuar kah jugu dhe perëndimi. Sasia e reshjeve në perëndim është rreth 2000 mm, ndërsa Ultësira Lindore 400–600 mm.