Jump to content

Cirku shqiptar 1933-2008

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Cirku shqiptar 1933-2008 me Autor: Kujtim Dumi. Botuesi: "Toena" Tiranë, 2008. Faqet e librit 260.

Materiali që ju ofrohet në faqet e këtij libri është tentativa më serioze e bërë deri më sot për dokumentimin dhe pasqyrimin me vërtetësi e paanësi të përpjekjeve, sakrificave, përkushtimit e arritjeve të shumë brezave, në ngritjen dhe përsosjen e një vlere të vërtetë kombëtare në fushën kulturoreartistike në vendin tonë. Në vitet 1930-1935, disa të rinj guximtarë, të nxitur nga artistë endacakë që erdhën nga vende të ndryshëm të botës hodhën hapat e para në këtë fushë me fuqi të madhe magnetike. Të tjerë i pasuan dhe dalëngadalë filloi të marrë trajtë shtëpiza e artistëve tanë të cirkut, që vit pas viti e dekadë pas dekade u rrit dhe u pasurua duke u transformuar në një ndërtesë të bukur, të pëlqyeshme e të dashur për artistët dhe artdashësit e cirkut. Materiali i ofruar është interesant dhe tërheqës jo vetëm për personat e fushës, por edhe për cilindo lexues, i cili do ta gjejë të pëlqyeshëm dhe joshës, për të mësuar diçka më shumë në jetën e tij për artin magjik të cirkut dhe artistët që e trajtojnë atë.