Jump to content

Portokalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Citrus aurantium)
Gjendeni tek artikulli Portokalli. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Portokalli
-
Portokali
Seleksionimi shkencor
Lloji: Bimë
Dega: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Rosidae
Sapindales
Fisi: Sapindales
Familja: Rutaceae
Grupi: Citrus
Anëtarët
  • Citrus sinensis
  • Citrus aurantium
  • ...

Portokalli është emri me të cilin thirren disa lloje të familjes "Rutaceae"

Portokalli është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Vaji i portokallit dhe si konsumohet portokalli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djerses duke u perdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësise duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalçiumi, fosfori etj. Lengu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga levozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta ne prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lengu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elementë aktivë dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve


Portokalli në projektin Commons të Wikipedias
Portokalli në projektin Commons të Wikipedias (fruta)
Portokalli TV seri humoristike e Shqipërisë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Rutaceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Stampa:Arber ndoja