Class diagram

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Hierarkia e Diagrameve të UML 2.0, e paraqitur si diagram i klasës.

inxhinieri softuerike, një diagram i klasësUnified Modeling Language (UML) është një lloj është një lloj i strukturës diagramit statik që përshkruan strukturën e sistemit të duke paraqitur klasat e sistemit, atributet e tij, operacionet (ose metodat), dhe lidhjet/relacionet ndërmjet objekteve.

UML në pergjithësi[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: UML.

UML është Gjuhë modeluese në fushën e Software Engineering. Vegël për vizualizimin,specifikimin, ndërtimin dhe dokumentimin e elementeve të një sistemi softuerik. UML është e përbërë nga 9 diagrame të cilat përdoren për të modeluar një sistem në kohë reale. Nëntë llojet e UML diagrameve janë: Activity diagram, use case diagram, class diagram, object diagram, state diagram, sequence diagram, collaboration diagram, component diagram, deployment diagram.[1]

Klasat[redakto | përpunoni burim]

Entitetet themelore logjike në UML janë klasat. Klasat percaktojnë të dhënat dhe sjelljen e një njësie strukturore. Ata përdoren si për modelimin e përgjithshëm të një aplikacioni të caktuar ashtu edhe për modelim të detajuar që do të thotë përkthimnin e modeleve në kod të programimit. Klasat përbëhen nga: emri i klasës, të dhënat si dhe operacionet (metodat). Në këtë shembull: Në reshtin e parë është paraqitur emri i klasës, në të dytin janë paraqitur të dhënat e klasës (attribute) si dhe në reshtin e tretë paraqiten metodat së bashku me parametrat.

name
-x: double

-y: double

+name()

+method1(:double) : double

Visibiliteti i operacioneve[redakto | përpunoni burim]

Operacionet mund të jenë me qasje: '+ publike ose të pakufizuar, ' '# protedcted - vetëm nënklasa ka qasje dhe janë operacione në të cilën ata bashkëpunojnë dhe krijon varshmëri në nën-klasë nga implementimi i prindit' dhe '- private e cila nuk ka qasje nga jashtë dhe shfrytëzohet nga funksionet ndihmëse.'

Relacionet mes klasave[redakto | përpunoni burim]

Klasat përshkruajnë objekte dhe ata objekte të cilat përshkruhen nga një klasë e caktuar bashkëpunojnë. Relacionet mes klasave janë: Association, Aggregation, Composition, Inheritance.

Asociacioni[redakto | përpunoni burim]

Shembull i klasave në lidhjen e asociacionit

Asociacionet janë lidhja më e shpeshtë dhe më e zakonshme e cila haset në një klasë diagram. Zakonisht përdoret për te treguar maredheniet ne mes instancave të klasave. Asociacionet mund të jenë unare dhe binare. Tek Asociacionet unare klasa B nuk e njeh klasen A ndërsa tek asociacionet binare te dy klasat e njohin njëra tjetrën.

Agregacioni[redakto | përpunoni burim]

Është specializim i asociacionit në të cilën një klasë është pjesë e një klase tjetër. Për dallim nga kompozicioni këtu cikli jetësor I klasës përbërëse nuk varet nga cikli jetësor i klasës përmbajtëse .Specifikohet me një “diamante” të zbrazët nga ana e klasës kryesore.

Kompozicioni[redakto | përpunoni burim]

Shembull i klasave në lidhjen e kompozicionit

Është specializim i aggregation. Cikli jetësor i pjesës përbërëse varet nga cikli jetësor i klasës përmbajtëse që do të thotë nëse të dhënat në klasën kryesore fshihen atëherë në mënyrë automatike Çdo e dhënë tjetër që lidhet me atë klasë do të fshihet (shkaterrohet). Specifikohet me një “diamant” të plotë nga ana e klasës kryesore.

  • Trashëgimia – Inheritance

Trashëgimia përdored kur dy klasa janë të ngjashme, por kanë disa dallime ne mes tyre. Gjithashtu mund ta quajme edhe si “is a “ relacion sepse klasa e trasheguar është pjese e klases kryesore.

Reference[redakto | përpunoni burim]

Dr. Bekim Fetaji (2012), Manuscript, Software Engineering, SEE University, Tetovo, Macedonia

Software Engineering

Donald Bell(2004), UML basics: The class diagram