Cornelia Funke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Cornelia Funke, 2008

Cornelia Funke autore gjermane u lind në Dorsten, Westfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t'i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat "Mbreti i hajdutëve", "Zemër si boja" dhe "Kalorësi i dragoit" janë ekranizuar.