Dërrasa
Appearance
Dërrasa është fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhe që përdoret si lëndë ndërtimi. Copat nga kjo fletë mund të ketë forma dhe madhësi të ndryshme. Po ashtu, si dërrasë nënkuptohet edhe diçka që është ndërtuar me fletë të tilla druri ose me copa prej tyre. Nganjëherë për dërrasë merren edhe pllaka guri, por për to zakonisht përdoren shprehje tjera si rrasa, etj. Gjatë bisedave të lira ndodhë që bujqit të flasin për dërrasën me të cilën nënkuptojnë veshëzat e parmendës. [1]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |