Jump to content

Dështimi i radhës, komploti i Teme Sejkos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dështimi i radhës, komploti i Teme Sejkos Gjinia: Histori. Autori: Vladimir Bregu. Shtëpia botuese: "Vllamasi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 470. ISBN 978-9928-140-50-0

Fragmente nga libri

Teme Sejko

Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur... Pastaj, Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit.

Mendohej se Shqipëria veriore do të kalonte në sferën e ndikimit material dhe moral të jugosllavëve, atëherë kur Shqipëria jugore do të kalonte në sferën e ndikimit material dhe moral të grekëve, rajonit të Çamërisë do t'i jepej autonomia brenda kufijve të shtetit grek.

Avdul Resuli

Unë hyra në shërbim të zbulimit grek që në vitin 1932, duke rekrutuar nga Konstantin Petro Vaso nga Mursia. Diversanti Izet Osmani i tha Panajot Plakut se me porosi të qeverisë greke, në marrëveshje me qeverinë jugosllave, ai solli për të një letër në të cilën bëhej fjalë për organizimin e arratisjes së Panajotit në Jugosllavi.