Drejtori i Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë
Appearance
(Përcjellë nga D/AKI)
Drejtori i Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë (D/AKI) apo Drejtori i AKI-së është funksionari më i lartë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, i cili e drejton këtë institucion që nga krijimi i tij. Drejtor i tanishëm është Petrit Ajeti.[1]
Detyra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë emërohet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Drejtori i AKI-së në pajtueshmëri me Ligjin nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Rregulloren e Organizimit të Brendshëm dhe ligjet tjera në fuqi, është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të AKI-së. Drejtori i AKI-së shërben edhe si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.[1]
Drejtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri | Prej | Deri |
---|---|---|
Bashkim Smakaj | 2009 | Janar 2015 |
Agron Selimaj | Janar 2015 | 27 Janar 2017 |
Driton Gashi | 8 Shkurt 2017 | 10 Prill 2018 |
Shpend Maxhuni | 20 Prill 2018 | 6 Nëntor 2019 |
Kreshnik Gashi | 25 Nëntor 2019 | 22 Dhjetor 2020 |
Petrit Ajeti | 15 Prill 2021 | Në detyrë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja Zyrtare: https://aki-rks.org/