Dacia Maraini
Pamja
Dacia Maraini (Fiesole, 13 nëntor 1936) është një shkrimtare e rëndësishme italiane e gjysmës së dytë të shekullit XX.
Vajza e një etnologu fiorentin, Fosco Maraini-t (nga një familje me origjinë nga Lugano në kantonin e Tiçinos), dhe një piktoreje nga një familje fisnike siçiliane, Topazia Alliata, Maraini kaloi fëmijërinë në Japoni, ku qëndroi deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.