Dariga Nazarbajeva
Dariga Nursultanqyzy Nazarbayeva (kazakisht: Дариға Нұрсұлтанқызы Назарбаева; rusisht: Дарига Нурсултановна Назарбаева; e lindur më 7 Maj 1963) është një politikane kazake dhe vajza e presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev. Ajo ishte Zëvendës Kryeministre nga viti 2015 deri në 2016.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nazarbayeva ka lindur në Temirtau në vitin 1963. Një kohë ajo ka punuar si kreu i agjencisë zyrtare të lajmeve shtetërore, Khabar. Ajo formoi partinë politike kazake Asar, që përkthehet "të gjithë së bashku". Partia e saj Asar u bashkua me partinë pro-Nazarbayev, Otan, në korrik të vitit 2006.[1]
Shumë analistë besojnë se presidenti Nazarbajev po përgatit vajzën e tij për ta pasuar atë pas pensionimit ose vdekjes së tij. Marrëdhënia e saj me babain e saj është përkeqësuar kohët e fundit, pjesërisht për shkak të kritikave ndaj administratës së tij që ajo ndonjëherë shpreh.[2]
Më 3 prill 2014 Nazarbayeva u zgjodh nënkryetar i Mazhilis. Më 11 shtator 2015 ajo u emërua zëvendëskryeministër. [3][4] Një vit më vonë, më 13 shtator 2016, ajo u emërua në Senat; Ajo u caktua si kreu i Komitetit të Senatit për Çështjet Ndërkombëtare, Mbrojtje dhe Siguri më 16 shtator.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Background Note: Kazakhstan U.S. Department of State
- ^ Kazakhstan: Apparent Rift Opens Within Nazarbaev Family RadioFreeEurope/RadioLiberty
- ^ "Dariga Nazarbayeva appointed Vice PM of Kazakhstan" (në anglisht). Kazinform. 11 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2018. Marrë më 17 dhjetor 2015.
- ^ Kazakhstani President appoints Dariga Nazarbayeva as deputy PM, Ilaha Ahmadova in Astana for Azertac news agency, Baku 12 September 2015.
- ^ "Kazakh president's daughter appointed head Of Senate committee", Radio Free Europe/Radio Liberty, 16 September 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kazakh President's Daughter Chides Steel Baron Mittal
- Kazakhstan: New Political Party Borrows From Western Right
- Nazarbayev schmiss seine Tochter raus (German) Nazarbayev boots his daughter out.