Jump to content

Darsia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Darsia është zonë kodrinore midis fushës së Myzeqesë në perëndim e jug dhe pllajës së Dumresë në lindje. Shtrihet në veri midis Peqinit dhe Rrogozhinës, deri në Shkumbin. Përfshihet në rrethin e Lushnjës e të Elbasanit e përbëhet nga dy pjesë: Darsia e Lushnjës dhe Darsia e Peqinit. Nga ana gjeografike është vazhdim i zonës kodrinore të Dumresë, ka të njëjtin reliev, klimë e bimësi, por nga ana etnografike përbën një njësi të veçantë. Relievi i Darsisë përbëhet nga radhë kodrash të ulëta (100-250 m lartësi). Qendrat kryesore të banuara janë: Gjoçaj, Golemi, Ballagati, Hysgjokaj etj.