Dashuri engjëjsh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dashuri engjëjsh.JPG

Dashuri engjëjsh kushtuar mësueses Lumturi Vladi. Përgatiti: Skënder Hasko. Botuesi: Toena. Faqet e librit 360.

Ashtu si te libri "Qindra zemra në një zemër", edhe te ky libër "Dashuri engjëjsh", pasqyrohet thjesht por me shumë dashuri, portreti i mësueses Lumturi Vladi, shkruar nga nxënësit e saj. Në letrat, përshkrimet e shkurtra dhe në vjershat e tyre janë shprehur ndjenjat e pastra për mësuese Lume, të cilën e veçojnë nga të tjerat për dashurinë dhe dijet që ajo u jep; për marrëdhëniet e ngrohta aq të nevojshme për fëmijët. Pavarësisht nga thjeshtësia e të shkruarit, në krijimet e tyre spikat dukshëm dashuria dhe respekti për mësuesen e tyre. Në to nuk ka sajesa por vetëm ndjenja. Fëmijët janë engjëj dhe engjëjt nuk gënjejnë.