Dashuria gjelbër e zi, pasion dhe besnikëri
E kollajshme si një ditë e diel, nuk i shkonte aspak përvojës sonë. Unë Jetmira dhe Blerina , vijmë nga qyteti i Mitrovicës, qytet që njihet për pasuritë e tij nëntokësore, dhe më së shumti për dashurinë e madhe, që ne mitrovicasit kemi për klubin e basketbollit Trepça.
Ishim nisur 9 orë më herët për të siguruar një bilëtë për ndeshjen e Trepçës kundër Prishtinës, dikujt nga një qytet tjetër, do ju dukej humbje kohe , por jo edhe dhjetra të tjerëve që po prisnin për të marrë nga një biletë.
Gra, burra, të moshuar e fëmijë në dorë mbanin paratë që mezi prisnin të ia dhuronin biletarit, dhe ne e dinim ,që ata nuk prisinin vetëm për një biletë, por secili nga ta kishte emocione që rriteshin sa më shumë që afrohej ora e ndeshjes.
Bisedat ishin të përziera, edhe ne kohën sa po prisnim për biletat e shfrytëzuam për të folur me një tifoze.
“Qyteti i minatorëve” ishte shkrimi i fanelës që e mbante veshur një tifoze, e cila me pasion fliste për ekipin Trepça.
“Para çdo ndeshje kam emocione të papërshkrueshme, nuk kam humbur asnjë ndeshje në Mitrovicë, shpresoj që sot të fitojmë kundër Prishtinës, dhe pse jam e sigurt për këtë” na tha ajo, e cila ishte duke pritur rreth një orë për të siguruar një biletë.
Njejtë, tension ndryshe ndjejmë edhe ne, kur Trepça luan kundër Prishtinës, edhe një humbje, përveç shiut, do ta bënte edhe më të mërzitshme atë ditë, por jo, shpejt na vjen ndërmend shprehja e tifozëve “Edhe në humbje, kjo zemër nuk të urren”.
Kjo shprehje na vjen edhe më fuqishëm, kur në çdo ndeshje e dëgjojmë atë duke e thënë me sa fuqi ka. Shefqet Begu është themeluesi i tifozerisë, i cili frymëzoi dhe nxiti dashurinë per Trepçën dhe vazhon ta bëjë ende.
Biseda me të ishte e ngrohtë, ai fliste me pasion për fillimet, sfidat, dhe dashurinë e tij për këtë klub.
“ Unë me disa shokë, vendosëm që tifo-grupi i parë në trojet shqiptare të mbajë emrin Torcida, tash e 40 vite, gjeneratë mbas gjenerate e vazhojmë si një familje e madhe”
Shprehjen e mëparshme që na vjen me zërin e Shefqetit, e përforcon edhe më shumë ajo çfarë ai na tregon.
“Kur jam në tribunë, për mua nuk ekzistion askush tjetër, edhe ndjenjat janë të forta, si në humbje dhe në fitore, ne jemi me ekipin tonë të zemrës”
Ndeshja filloi, palestra dukej se ishte e mbi populluar nga pasioni, çdo thirrje e tyre për fitore ,na emciononte.
Rezultati gjatë gjithë ndeshjes ndryshonte, në çerekun e parë Trepça ishte në epërësi, pastaj në të dytin Prishtina, dhe në të dy të fundit Trepça.
Loja përfundoi me fitoren e Trepçës, atëherë edhe unë dhe Jetmira e ndjemë një lehtësim..
Kur dolëm nga palestra, shiu vazhonte të binte, e kollajshme si një ditë e diel nuk ishte, por një diel me fitore i mundte vështirësitë që kaluam.