Jump to content

David Hilbert

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga David Hilberti)
1912

David Hilbert (23 janar, 186214 shkurt, 1943) ishte një matematikan gjerman i njohur për influencën e tij në matematikë dhe univerzalisti i fundit. Ai zbuloi dhe zhvilloi një varg të madh idesh fundamentela në të gjitha degët e matematikës prej të cilave do të përmendim teorinë e invariantave dhe aksiomatizimin e gjeometrisë. Ai formuloi koceptin hapësirës e Hilbertit njëri nga konceptet bazë të analizës funksionale.

Hilberti e pranoi me admirim dhe e mbrojti fuqishëm teorinë e bashkësive dhe numrat transifinit të cilat në matematikë i futi Georg Cantori. Si shembull për liderizmin e tij në matematikë mund të përmendim listën e problemeve të tij të cilat i dha në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve në vitin 1900 probleme me të cilat u morën matematikanët eminent në shek XX.

Hilberti dhe ndjekësit e tij dhanë pjesë të konsiderueshme të aparatit matematikor të cilat janë të nevojshme për mekanikën kuantike dhe teorinë e relativitetit të përgjithshëm. Ai konsiderohet edhe si njëri nga themeluesit e logjikës matematikore dhe teorisë së vërtetimit, dhe për ndryshimin në mes matematikës dhe metamatematikës (matematika e matematikës).

Hilberti ishte i pari prej dy fëmijëve të Otto dhe Therese (Erdtmann) Hilbert, lindi në Königsberg aso kohe provincë pruse. Në fund të vitit 1872, u regjistrua në gjimnazin Collegium fridericianum në të cilin Immanuel Kant ndoqi mësimet 140 vjet më parë në vitin 1879 u transferua në Wilhelm Gymnasium. Diplomoi në pranverën e vitit 1880. Studioj në universitetin e Konigsbergut dhe mbrojti tezën e doktoraturës nën mbikëqyrjen e Ferdinand Lindemannit në vitin 1885, me titullin Über invariante Eigenschaften spezieller binärer Formen, insbesondere der Kugelfunktionen ("Mbi vetitë e invariantave të formave binare speciale veçanërisht të funksioneve harmonike sferike").