Analiza funksionale
Analiza funksionale — është pjesë e matematikës, në të cilën studiohen hapësirat me pafund shumë dimensione dhe në këtë kuptim ajo paraqet një përgjithësim të algjebrës lineare. Për shembull "hapësira e funksioneve të vazhdueshme", "Hapësira e funksioneve të integrueshme" pastaj Hapësirat e Banachut dhe Hapësirat e Hilbertit. Rol të rëndësishëm kanë kuptimet ose konceptet e masës, metrikës, normës, prodhimit skalar etj. Për lidhjet në mes koncepteve themelore shfrytëzohen kuptimet e «operatorit» dhe «Funksionalit».
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi i analizës funksionale është i lidhur me shqyrtimin e transformimeve Fourrier, ekuacioneve diferenciale dhe ekuacioneve integrale. Kontribut të veçantë në zhvillimin e analizës funksionale ka dhënë matematikani polak Stefan Banach i cili konsiderohet edhe themelues i saj.