Jump to content

Demir Zyko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Demir Zyko Artisti i Popullit, këngëtari më i shquar deri më sot i iso-polifonisë toske, lindi në Gjerbës të Skraparit më 1911. Megjithëse kishte kënduar nëpër ambiente familjare, në vitin 1960 ngjitet në skenat e festivaleve folklorike. Ai u popullarizua si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinari, Neshat Hebibasi dhe Agim Carkanji me të cilët këndoi edhe këngën e famshme “Mbeçë more shokë mbeçë” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri, deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar pranë Radio-Tiranës rreth 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë. Ndër to përmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetë e nëntë, mos ardhsh kurrë”, “Mëmëdheu”, “Përtej Urës së Qabesë” etj.. Ndahet nga jeta më 2 korrik 1992. Pas vdekjes së tij ngrihet shoqata kulturore “Demir Zyko” në Skrapar dhe grupi polifonik “Demir Zyko” në Tiranë.