Demografia e Egjiptit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vlerësohet se Egjipti në korrik të viti 2009 ka pasur 83.082.869, i cili radhitet në vendin e 16 për nga numri i popullsisë në botë, dhe i shteti i tretë në Afrikë (pas Nigerisë dhe Etiopisë). Kryeqyteti i tij është Kairo, i cili me rrethinë ka 17.8 milionë banorë.

Egjipti njihet për civilizimin e tij të lashtë dhe me disa prej monumenteve të famshme në botë. Në afërsi të Kajros janë Sfinnga dhe Piramidat e mëdfha. Sot, Egjipti është qendër e rëndësishme politike dhe kulturore e Lindjes së Mesme.

Pozita i gjeografike e Egjiptit është jashtëzakonisht e volitshme. Gadishulli Sinait është një urë tokësore që lidh Egjiptin me Azinë. Nëpërmjet Detit Mesdhe lidhet me Evropën, ndërsa Kanali i Suezit është një nyje e rëndësishme e rrugëve tregtare midis kontinenteve.

Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Afërme. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2006, Egjipti kishte 72.798.031 banorë. Popullsia është rritur shpejt për shkak të normës së lartë të natalitetit. Egjipti, për shembull, në vitin 1976, kishte 36.626.204 banorë. Ndërsa sipas vlerësimeve në vitin 2008 kishte 81.713.520 kurse një vit ma vonë ka arritur në 83.082.869.

Shumica e popullsisë jeton në afërsi të brigjeve të Nilit, sidomos rreth Kajros, Aleksandri dhe në deltën e Nilit si dhe përgjatë kanalit të Suezit. Hapësira e madhe e shkretëtirë së Saharasë është rrallë e banuar.

Shumica e popullsisë e përbëjnë egjiptianët (98 %, pasardhësit e egjiptianët e lashtë të cilët flasin gjuhën arabe).

Qytetet më të mëdhenj të Egjiptit janë : Kajro (8 milionë b.), Aleksandria (4,25 milionë b.), Giza (3250000), Subra al Kejma (1.05 milionë b.), Port Said (590 000 b.), Suezi (530 000 b.), Luxor (470 000 banorë).

Pakicat etnike në Egjipt janë arabët beduin në Gadishullin e Sinait, mandej berberët në oazën Siva dhe Nubia në pjesën jugore të Egjiptit.

Një numër i vogël i grekët, italianët, hebrenjtë dhe pakicat e tjera, të cilët janë shkrirë në popullsinë vendase krishtere dhe myslimane, apo kanë emigruar.

Në Egjipt ka 500.000 deri 3.000.000 refugjatët dhe azilkërkuesit. Nga ky numër rreth 70.000 refugjatë palestinezë dhe 150.000 refugjatë irakianë. Refugjatët shumica janë refugjatë sudanez, numri i të cilëve është i papërcaktuar, por është vlerësuar në mes 2 dhe 5 milion. Fe zyrtare në Egjipt është Islami (sunit) dhe përfshinë rreth 90 % të popullsisë.