Denis Bonjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Denis Bonjaku është këngëtar. Ai është një fëmijë shumë aktiv dhe i apasionuar pas botës së artit. Dy herë nënkampion ndërkombëtar i kërcimit karaibik, ai e projekton të ardhmen e tij si një showman i sukseshëm. Muzika qëndron në majën më të lartë të pasioneve të tij, arsye pse zgjodhi të marrë pjesë në ‘The Voice Kids’. Prindërit e tij tregojnë që ai ka shfaqur interes për muzikën që në fëmijërinë e hershme, ku e përzgjidhte atë përpara lodrave. Aktualisht, përveç shkollës ai ndjek dhe leksione në akademinë e muzikës.

Në vitin 2018, Denis Bonjaku shpallet fitues në The Voice Kids Albania.[1]

Më datë 25 Nëntor 2018, Denis Bonjaku publikon videoklipin "Ti Je Ajo". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Pandi Laço. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Këngët[redakto | përpunoni burim]

(2018): Ti je ajo

  1. ^ "DENISI, ZËRI MË I MIRË I SHQIPËRISË PËR FËMIJË!". The Voice Kids - Top Channel Albania. 2018.