Determinizmi
Determinizmi (lat. determinare - përcaktim), është nocion me të cilin shprehet botëkuptimi filozofik i raportit mes dukurive në realitet sipas të cilit çdo dukuri është e përcaktuar (e kushtezuar dhe shkaktuar), me një dukuri tjetër: asgjë nuk mund te ekzistoj që të mos jetë me diçka e determinuar.
Qëndrimi i kundër me determinizmin është indeterminizmi, sipas të cilit - ai që vepron (njeriu a Zoti), nuk është me asgjë i përcaktuar, por vendos plotësisht në mënyrë spontane dhe pavarsisht, pa u ndikuar nga çfarëdo faktorësh të brendshëm apo të jashtëm.
Tërë njohja e deritanishme njerëzore mbështetej në një variant te determinizmit, sepse nëse diçka nuk është e përcaktuar, ajo nuk mund te njihet. Kështu është rasti edhe me njohjen e shoqërisë. Sociologjia, si edhe çdo shkencë tjetër, nuk do te ishte e mundur pa përfilljen e determinizmit në mesin e dukurive shoqërore. Mirëpo, sociologjia dhe te gjitha shkencat tjera, duhet të përfillin specifikat e determinizmit në shoqëri.
Determinizmi shoqërorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është i ndërlikuar, më dinamik (më i ndryshueshëm) dhe me i llojllojshëm se determinizmi natyror, sepse shoqëria përbëhet nga njerëzit, të cilët me vetëdijen e vet, me vullnetin e lirë dhe me aksion, intervenojnë në ndodhitë shoqërore, duke ndryshuar shpesh edhe rrjedhen e tyre. Kjo është arsyeja pse edhe ligjësitë, të cilat i zbulon sociologjia në realitetin shoqëror - si dhe shpjegimet dhe parashikimet e dukurive shoqërore - duhet të dallojnë nga ato në shkencat shoqërore.