Deutsche Nationalsozialistische Arbeiterpartei

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Deutsche Nationalsozialistische Arbeiterpartei (shk. DNSAP; lexo dojçe nacionalsocialistishe arbajta partaj; shq. Partia punëtore nacional-socialiste gjermane), parti gjermane e themeluar në Çekosllovaki më 1919, e cila në fillim parashtroi kërkesa për autonomi të trojeve të sudenëve përbrenda Çekosllovakisë, e më vonë shkëputje nga ajo. Në vitin 1925 fitoj 7 vende në kuvendin kombëtarë. Më 1933, vetë shpërbërja i parapriu ndalesë së saj. Udhëheqës e saj ishin, nga 1919-26 Hans Knirsch, nga 1926-33 Rudolf Jung. Anëtarët e saj më 1933, ju bashkuan frontit të vendlindjes së gjermanëve sudenë (Sudetendeutsche Heimatfront).