Jump to content

Besëlidhja e Vjetër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhiata e vjetër)
Bibla e Malmesbury.

Besëlidhja e Vjetër (Dhiata e Vjetër për ortodoksit) përben pjesën më të madhe kryesore dhe të Biblës të përdorur nga te krishterët. Bibla e BV kanë 46 libra dhe përmblidhen përgjithësisht në tri gjini shkrimesh. Grupi i parë, mjaft i gjërë librash, pas një hyrjeje të shkurtër mbi prejardhen e rruzullit e të njerëzimit, merret me ndeshtrashat e historise së popullit të Izraelit qysh prej kohëve më të lashta e gati deri në pragun e Besëlidhjës së re. Ky grup ndahet në dy grupe të tjera shkrimesh: Pesëlibërshi dhe librat historikë. Këta të fundit mandej degëzohen në katër klasë:

1 /vepra deuteronomiste që përfshin librat: Jozuehu, Gjyqtarët, Ruta, Samueli/ dy libra /, Mbretërit/dy libra/.

Vetëm kjo klasë emërohet shpesh: Librat historik;

2 /vepra e Kronistit që përfshin dy librat e Kronikave dhe librat e Esdrës e të Nehemisë;
3 /tri tregime shprese: Tobia, Estera, Judita;
4 /dy librat e Makabejve.

Grupi i dytë përfshinë të ashtuquajturit Libra poetikë, sepse janë shkruar gati krejtësisht në poezi, por, këta libra zakonisht merren mjaft shumë me mësime për një jetë të ndershme, prandaj shpesh quhen edhe: Libra didaktik ose Libra urtësie. Ndër ta dallohen për formë e lartësi poetike Psalmet dhe Libri i Jobit.

Në grupin e tretë kemi Librat profetikë, të cilët përmbledhin profecitë dhe shpesh ndeshtrashat e profetëve të Izraelit. Edhe këta janë në pjesën më të madhe në poezi.

Sipas historianeve, Besëlidhja e Vjetër është krijuar midis qindvjeçarit te 5 p.K. dhe qindvjeçarit te 2 p.K., megjithëse disa pjesë të saj, si Torah, dhe Kënga e Deboras (Gjyqtarët 5) datojnë shumë më herët.

Historia e Besëlidhjes së Vjetër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besëlidhja e Vjetër dhe shkenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shkrimet - një platformë për leximin dhe studimin e Biblës shqip