Dibran Tahiri
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dibran Tahiri u lind në Mitrovicë 10 Shtator 1945 Është një aktor shqiptar. Në fillim studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritut një karriere shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.
Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.
Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë. Ai është një person serioz por një baba i mirë, ka qenë politikan, kryetar partie, mësimdhënës dhe tani ka për synim të bëhet Kryetar i Prishtinës.
Ai sot konsiderohet si një ndër aktorët më të famshëm në Kosovë. Ai ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ai luan rolin e Dinit (Shemsidin Gashi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit. Roli i tij, është si Baba që merret me punët e Dritës, Korabit, Zanës, Almës e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Dibrani në rolin e Dinit dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i tij mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e tij.