Jump to content

Dibranë dhe tiranas, 100 vjet së bashku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Dibranë dhe tiranas, 100 vjet së bashku". Libër historik me autor Faruk Borova. Shtëpia botuese "Millenium i ri". Viti i botimit 2013, faqe 152.

Mbi librin:

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, shpjegohen situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë, duke përfshirë lëvizjet demografike të njerëzve nga një krahinë në një tjetër, siç janë lëvizjet e detyruara të dibranëve nga krahina e Dibrës (Shehri) në Tiranë.

Këto ngjarje janë përcjellë tek lexuesi nëpërmjet sjelljes dhe veprimeve të personazheve, tek të cilët janë gërshetuar virtytet dhe veset, sipas rastit, të njerëzve të këtyre anëve, pa lënë mënjanë edhe veçoritë si edhe dialektet e tyre karakteristike.