Didaktika e madhe
Didaktika e Madhe (Latin: Didactica Magna) është kryevepra e pedagogut çek Jan Amos Komenski. Kjo vepër u shkrua në vitin 1632, u botua në gjuhën çeke në vitin 1640 ndërsa në gjuhën latine në vitin 1657. Titulli i plotë i veprës është: Didaktika e madhe, e cila përfshin shkathtësinë e përgjithshme për atë se si duhet t`i mësohen dikujt të gjitha,... (Didactica Magna Universale Omnes Omnia Docendi Artificium Exhibens,...)[1] [2] [3]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vepra Didaktika e Madhe fillon me dedikimin: Të gjithë shefave të institucioneve shoqërore, sundimtarëve të shtetëve, kryemurgive kishtarë, prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve mëshirë dhe paqe nga Zoti atë dhe Zoti ynë Jezu Krishti në Shpirtin e shenjtë.
Komenski e përkufizon didaktikën e madhe kështu:
"Didaktika e madhe është shkathtësi e përgjithshme për të mësuar çdokë për çdo gjë"
— Jan Amos Komenski (Didaktika e madhe)
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hyrje
- Dobia nga didaktika
- Përshëndetje lexuesve
- I. Njeriu është krijesa më e lartë, më e pakusht dhe më e përsosur;
- II. Qëllimi përfundimtar i njeriut është përtej kësaj jete;
- III. Kjo jetë është vetëm përgatitje për jetën e amshuar;
- IV. Tri shkallët e përgatitjes: të njohurit e vetvetes (dhe të të gjithave rreth vetes), sundimi i vetvetes dhe drejtimi kah Zoti;
- V. Embrionet për këto të trija (diturinë, virtytin dhe religjiozitetin) janë në ne nga natyra:
- VI. Njeriun duhet edukuar nëse do të bëhet njeri:
- VII. Njeriu arsimohet më me sukses në moshën e hershme dhe vetëm atëherë mund të arsimohet:
- VIII. Të rinjët duhet edukuar së bashku, dhe për këtë janë të nevojshme shkollat:
- IX. Tërë rininë e të dy gjinive duhet besuar shkollave;
- X. Mësimi në shkolla duhet të jetë i përgjithshëm;
- XI. Deri tani nuk ka pasur shkolla të cilat do t'i përgjigjeshin plotësisht qëllimit të vet;
- XII. Shkollat mund të përmirësohen;
- XIII. Baza e përtëritjes së shkollave është rendi i saktë në çdo gjë;
- XIV. Rendin e saktë në shkollë duhet huazuar nga natyra dhe atë ashtu që nuk mund ta ndalojnë kurrfarë pengesash;
- XV. Themelet e zgjatjes së jetës;
- XVI. Ligjet e përgjithshme të të mësuarit dhe të të nxënit, më saktë si duhet të mësohet e të nxihet me siguri, në mënyrë që të arrihet sukses;
- XVII. Bazat për mësimdhënie dhe të nxënit e lehtë;
- XVIII. Bazat e thellësisë së të mësuarit dhe të nxënit;
- XIX. Parimet e shkurtësisë dhe shpejtësisë në mësim;
- XX. Metoda e shkencave të veçanta;
- XXI. Metoda e shkathtësive;
- XXII. Metoda për mësimin e gjuhëve;
- XXIII. Metoda e edukatës morale;
- XXIV, Metoda e zgimit të religjiozitetit:
- XXV. Nëse dëshirojmë reformën e plotë të shkollave sipas rregullave të krishtërimit të vërtetë, duhet që librat paganë ose t'i heqim nga përdorimi ose së paku të përdoren më me kujdes se deri tani;
- XXVI. Mbi disiplinën shkollore;
- XXVII. Mbi punëtorinë shkollore të katërfishtë sipas shkallës së rritës dhe përparimit;
- XXVIII. Baza e shkollës së nënës;
- XXIX. Bazë e shkollës është gjuha amtare;
- XXX Projekti i shkollës latine;
- XXXI. Mbi akademinë;
- XXXII. Mbi rregullimin vërtet të saktë dhe të përgjithshëm të shkollave;
- XXXIII. Mbi mjetet që janë të nevojshme që kjo metodë e përgjithshme të fillojë të përdoret.
- Shënime
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Comenius, Johann Amos (në anglisht), 1920
- ^ "Univerzita Jana Amose Komenskeho Praha" (në çekisht). Marrë më 2019-09-05.
- ^ Comenius, Johann Amos (në anglisht), 1905