Jump to content

Dila Jaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dila Jaku një nga personat me jetëgjatë në Shqipëri. E lindur në 5 korrik të vitit 1895, pas më pak se tre muajsh ajo do të mbushte plot 117 vite, duke pretenduar hyrjen në librin Guinness si një ndër njerëzit më jetëgjatë në botë.

Dila Jaku ishte nënë e 7 fëmijëve dhe kishte 90 nipër e mbesa. E moshuara kaloi periudha historike si shpalljen e pavarësisë, si dhe dy luftërat botërore, për të cilat ka rrëfyer edhe historinë e saj. Dila Jaku nga fshati Balldre i Lezhës ka ndërruar jetë më 16 prill 2012.