Dinastia Sui

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dinastia Sui (581-618) ekzistoi vetëm 37 vjet dhe u bë një dinasti jetëshkurtër. Megjithatë, Yang Jian, që e themeloi dinastinë Sui dhe që u shpall si perandori Sui-Wendi, dha kontribut të madh për vendin. Ai anuloi sistemin e mëparshëm politiko-administrativ me 6 qeveritarë dhe krijoi qeverinë qendrore me tre departamente dhe organin suprem të pushtetit me 6 seksione. Ai hartoi edhe kode të reja ligjore, ndër të cilat kodi penal nuk ishte më aq barbar si në periudhën e Dinastive Jugore dhe Dinastive Veriore. Krahas këtyre, perandori Wendi i dinastisë Sui krijoi edhe sistemin e provimeve perandorake, duke përtëritur metodën e zgjedhjes së qeveritarëve. Por biri i tij, perandori Sui-Yangdi, nuk u la brezave të pastajmë përshtypje të mira, përveçse ai iniciatoi hapjen e Kanalit të Madh të Transportit. Në këtë drejtim, ai pati merita, por nga ana tjetër, duke iniciatuar këtë vepër të madhe, ai e kishte për qëllim argëtimi.

Barbaria e perandorit Yangdi të dinastisë Sui ka qenë famëkeqe në historinë kineze. Rekrutimi jashtë masës i punëtorëve nga fshatarësia dhe grumbullimi me forcë i pasurisë ngjallën revoltën e fshatarëve dhe, si pasojë, ai vetë e pësoi keqas, duke u dënuar me varje në Jangdu. Krahas dënimit të tij me vdekje, u deklarua e rënë edhe dinastia Sui.