Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805-1952

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805-1952 libër me Autor Dr. Faruk Borova. Shtëpia botuese "Gent Grafik", Faqet e librit 145. ISBN 978-99956-51-05-3


Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij. Ata ishin dhjetë persona në vijueshmëri dhe sunduan Egjiptin, jo pak kohë, por plot 147 vjet (1805-1952), duke formuar një dinasti të plotë shqiptarësh.

Pikërisht veprimtarinë e plotë të kësaj dinastie në Egjipt me vlerat dhe antivlerat e secilit përfaqësues, lidhjet e tyre me popullin vendas egjiptian, ndërvartësit e Egjiptit me Perandorinë Osmane dhe për më tepër influencën e fuqive të mëdha të kohës Francës, Britanisë së Madhe dhe të Rusisë janë objekt i këtij botimi.

Ngjarjet nuk janë trajtuar në këndvështrimin e egjiptianëve vendi ku vepruan, apo të osmanlinjve prej nga erdhën, por si bashkëkombës shqiptarë.